Sa kohë pas martese nis tradhtia?
Tradicionalisht, çiftet e martuara pritet që të kenë të paktën 7 vite harmoni në lidhjen e tyre përpara se njëri prej partnerëve të hedhë sytë tjetërkund.
Por duket se tek çiftet moderne kjo ka nisur të ndryshojë, të paktën sipas një sondazhi të realizuar së fundmi në Britani. Sipas një website të quajtuar “Marrëdhënie të jashtëmartesore”, ku përdoruesit kërkojnë për partnerë jashtë martese, bashkëshortët nisin të tradhtojnë pas 3 vitesh martesë.
Website në fjalë mori në pyetje 800 persona, të cilët ishin në kërkim të një lidhje jashtëmartesore, për të zbuluar sesa kohë kishin të martuar përpara se të nisnin kërkimin e tyre për dikë tjetër. Të dhënat tregojnë se mesatarisht, meshkujt që përdornin ëebsite -in në fjalë kishin 3 vite e 5 muaj të martuar, përpara se të tradhtonin për herë të parë.
Sa i përket femrave, kjo mesatare është edhe më e ulët, 3 vite e 1 muaj. Dhe siç dihet tashmë, të parat që e kuptojnë se njeriu që kanë në krah po i tradhton janë fermat. Sipas sondazhit, një femre i duhen mesatarisht 15 muaj për të kuptuar se njeriu që kanë në krah po i tradhton. Ndërsa meshkujt, duan më shumë se 18 muaj për të kuptuar se partnerja ka dikë tjetër.
Ekspertët shprehen se ndër faktorët që ndikojnë në këtë fenomen shqetësues, është fakti se martesa është kthyer si simbol i statusit social, një mënyrë për t’i treguar të tjerëve se janë më mirë se ata.“Të shqetësuar se mos mbeten prapa, i kap paniku dhe nxitohen duke u martuar për arsye të gabuar, shpesh edhe pa e menduar mirë”. /Gazeta Express/