Sa ndihmon psikologu në zgjidhjen e problemeve në çift

Psikologu ndihmon shumë në zgjidhjen problemeve në çift. E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re”, psikologia Gjesi Ndoja shpjegon se një psikolog nuk mund të shmangë në të gjitha rastet divorcet por forma e të divorcuarit do të ishte më civile.

“Çifti pavarësisht zënkave midis njëri-tjetrit në familje, ku mund të kenë qenë prezent edhe fëmijët, qoftë foshnjet, me të cilët prindërit tregohen neglizhentë duke thënë që nuk kupton gjë, në të vërtetë i kupton të gjitha, por nuk do të kishim një çift që do të zihej në dyert e gjykatës, në zyrën e gjyqtares, që do të bërtisnin, ulërtistini se kush do t’i marrë fëmijët.”

Një nga problemet e moskëshillimit në çift janë mentaliteti dhe krenaria. Meshkujt shqiptarë sipas psikologes janë më problemtatikë sesa femrat.

“Femrat janë më të buta, gjithmonë japin një shanc, kërkojnë shpëtim më shumë të marrëdhënies në shumicën e rasteve. Ndërsa meshkujt kanë një krenari të tejskajshme, e ndjejnë veten të plotfuqishëm, të vendosur.”

Sipas psikologes duhet që të gjithë ne si shoqëri ta pranojmë psikologun.

“Nuk është shpëtim por është një formë për të devijuar një problem më të madh, për të zbutur këtë problem, për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për fëmijët.”

SHKARKO APP