Sa orë në ditë flenë Obama, Berlusconi, Bill Gates…
Ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, ka fjetur vetëm katër orë në ditë dhe nuk ishte i vetmi person që kaq pak kohë ka kaluar në gjumë.
“Babai i energjisë elektrike”, siç e quan e përditshmja britanike “Daily Mail”, Nikola Teslën, ka fjetur vetëm dy orë gjatë natës.
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, për ëndrrat e tija ka ndarë dy deri katër orë, ndërsa presidenti aktual amerikan Barack Obama, flenë nga gjashtë orë në ditë.
Gjithashtu u botua edhe një infografikon, i cili zbulon zakone të çuditshme të gjumit të disa prej njerëzve më të suksesshëm në botë, ku shumica e tyre flenë më pak se sa ju rekomandohet.
Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates mesatarisht kalon shtatë orë në gjumë, miliarderi Donald Trump tri orë ose më pak.
Ndërsa ekspertët rekomandojnë që personat nga 18 deri në 64 vjeç duhet të flenë nga shtatë deri nëntë orë në ditë.
Por, Thatcher dhe Obama bëjnë përjashtim në botën e politikanëve, sepse, sipas “Daily Mail”, politikanët janë grupi me numrin më të lartë të njerëzve të cilët flenë nëntë ose më shumë orë gjatë natës.
Përveç katër orë gjumë gjatë natës, ish-kryeministri britanik Winston Churchill, gjatë mesditës flinte edhe 90 minuta të tjera.
Përndryshe, gjumi është i lidhur me shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Ata që flenë mjaftueshëm, kanë më shumë gjasa të kenë shëndetet të mirë mendor dhe të mos kenë mbipeshë, tension të lartë të gjakut, kolesterol të lartë dhe diabetit të tipit 2.