Sa para janë zhdukur në vrimën e zezë të Greqisë?

 

Ka pak shpresa që Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së do t'i shikojnë ndonjëherë paratë, që i kanë dhëna si ndihmë Greqisë.

Ministri grek i Financave Janis Varoufakis thotë se nuk beson, që taksapaguesit gjermanë do t'i shikojnë ndonjëherë prapë ndihmat e tyre për Greqinë. "Gjermanët kanë dhënë shumë para," tha Varoufakis për gazetën Tagesspiegel. "Por ato kanë humbur. Janë zhdukur në një vrimë të zezë." Pyetja që mbetet është se sa janë zhdukur në vrimën e zezë – dhe sa do t'u kushtojnë ato tatimpaguesve gjermanë.

Bankat gjermane sidoqoftë e kanë ndërprerë pothuajse tërësisht angazhimin e tyre për Greqinë. Gjithësesi ato deri në shtator 2014 kanë hedhur në Greqi rreth 23,5 miliardë euro. Nga kjo shumë, vetëm rreth 4.6 miliardë u takon bankave dhe 3.6 miliardë bizneseve dhe individëve. Pjesa më e madhe – 15,2 miliardë – janë prej buxheteve publike, të cilat mbahen pothuajse ekskluzivisht nga banka shtetërore për zhvillimin KfW. Këto ishin kredi nga KfW-ja në paketën e parë të ndihmës për Greqinë, për të cilën qeveria federale ka hyrë si dorëzanë për të gjithë shumën.

Ministri grek i Financave Janis Varoufakis Varoufakis

Ministri grek i Financave Janis Varoufakis

Bankat gjermane thuajse të paprekura

Banka gjermane Deutsche Bank ka derdhur kohët e fundit në Greqi pothuajse 300 milionë euro, Commerzbank gati 400 milionë. Sipas një studimi të analistëve të JP Morgan, institucionet financiare gjermane janë krahas bankave franceze, kreditorët më të mëdhej.

Megjithatë ekspertët thonë se edhe nëse Greqia del nga eurozona ("Grexit") pasojat për bankat do të jenë të kufizuara për shkak se kemi të bëjmë me shuma të vogla, shkruan analisti Kian Abouhossein. "Rreziku kryesor është edhe më tej mundësia e infektimit për vendet periferike." Kjo vlen veçanërisht për Italinë.

Për shtetin gjerman ekziston rreziku që paratë e dhëna si ndihmë nuk do të kthehen. Instituti Ifo në Mynih e vlerëson rrezikun maksimal të humbjes për Gjermaninë në 87 miliardë euro (gjendja në fund të muajit mars) – në rast të një falimentimi të Greqisë dhe një daljes së saj nga eurozona. Kjo shumë përfshin, ndër të tjera, edhe 15,2 miliardë euro kreditë e lartpërmendura të KfW-së.

"Paratë janë e janë të humbura"

Thomas Straubhaar

Thomas Straubhaar

"Këto para, që janë në zjarr, ne nuk do t'i shohim dot për një periudhë afatshkurtër, dhe në rast se po vetëm në një periudhë afatgjatë," tha Thomas Straubhaar, profesor për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin e Hamburgut, që në janar në radion Deutschlandfunk. Greqia nuk do të jetë në gjendje ta paguajë borxhin e saj në asnjë mënyrë, pavarësisht nëse vendi tani qëndron apo del nga eurozona. "Shpenzimet për Gjermaninë janë po aq gjigante."

Megjithatë nëse i vemë të gjitha këto shuma në raport me gjithë prodhimin ekonomik të vendit, Gjermania pavarësisht shifrave të larta në vështrim absolut, nuk bën pjesë ndër humbësit më të mëdhenj. Agjencia Bloomberg ka marrë mundimin të vërë në raport borxhin grek kundrejt vendeve të eurozonës me prodhimin e tyre përkatës ekonomik. Sipas kësaj llogaritjeje Sllovenia, Malta, Spanja, Italia dhe Estonia kanë humbur rreth 2.8 për qind të PBB-së tyre, Franca dhe Gjermani renditen në këtë listë hit në vendin e shtatë dhe të tetë. Në rast se nuk do të kthehet borxhi Gjermania do të ndikohet me një maksimum prej 2.37 për qind të PBB-së, shkruajnë analistët e Bloomberg.

SHKARKO APP