Sa punë të vështirë ka kjo grua: Ta mësojë Trumpin si të sillet me femrat

Shefja e fushatës së Donald Trumpit, Kellyanne Conway, është angazhuar që ta mësojë atë si të sillet në raport me femrat.

Për inçizimin e para një jave, e cila kandidatin republikan e paraqet si seksist, Conway nuk mund të bëjë asgjë, ajo është bërë në vitin 2005. Në komentin e saj për videon në CNN, ka pranuar se fjalët e tij kanë qenë fyese dhe agresive, por ajo e pranon ndjesën e tij. Ajo është shpesh vetëm për vetëm me Trumpin dhe ai është gjithnjë i sjellshëm dhe një xhentëlmen.

Me angazhimin e Kellyanne në gusht si këshilltarja kryesore e kandidatit për postin e Shtëpisë së Bardhë, ra posaçërisht në sy libri i saj që e ka shkruar në vitin 2005. Në librin me titull “What Women Really Want” (“Çfarë duan gratë në të vërtetë”), 49-vjeçarja bashkë me strategen demokrate, Celinda Lake, deklarojnë që që e ardhmja e Amerikës është femra. Gratë janë duke i fshirë pa bujë vijat ndarëse të politikës ndërmjet rasave, klasave dhe feve, thuhet në kopertinë. Falë sjelljes ndryshe të grave për t’i arritur qëllimet e tyre, po përmirësohet jeta e të gjithëve në Amerikë, raporton DialogPlus.

Nuk është vetëm titulli që të kujton në filmin e suksesshëm të vitit 2000 “What Women Want”, ku Mel Gibson luan një shovinist të parefuzueshëm si një kuptues i grave, të cilit befas i lind aftësia t’i dëgjojë mendimet më intime të tyre. Një notë ironike në këtë fushatë merr profecia e autores, se marshi i grave nuk ndalon – Conway duhet ta luftojë në krah të Trumpit mu pretendenten e parë grua për postin më të lartë të Amerikës, Hillary Clintonin.

Ajo e di pra se çfarë duan gratë. Themeluesja dhe shefja ekzekutive e ‘Polling Company’, një ndërmarrje që bën hulumtime të opinionit, këtë e lexon edhe në hulumtimet e saja. Conway i këshillon republikanët qe 30 vite, se si mund të fitojnë votuese gra. Ajo ka punuar për Neët Gingrich, për kandidatin për zëvendëspresident Mike Pence, si edhe në ekipin e Ted Cruzit. Ajo e di që temat si shtatzënia, aborti apo për çka shpenzojnë më së shumti gratë nuk duhet të nënçmohen. Por që ajo nuk i ka gjithmonë nën kontroll klientët e saj tregon rasti i konservativit Todd Akinit, i cili më 2012 kandidonte për në Senat. Ai e irritoi opinionin me një deklaratë lidhur me abortin i pyetur pas një rasti përdhunimi. Pas një “përdhunimi legjitim”, trupi femëror ka mundësinë ta pamundësojë shtatzëninë.

Conway, specialistja e anketave ka shkollimin më të mirë. Në kolegj ajo kishte suksesin “magna cum laude”, ndërsa ka doktoruar për drejtësi në Universitetin e George Washingtonit. Nëna e tre fëmijëve, e martuar me avokatin nga New Yorku, George T. Conway III, që në fillim ishte e rrethuar nga gratë. Ajo u rrit me nënën, gjyshen dhe dy teze beqare në Atco të New Jerseyt. “Më kanë rritur katër gra katolike italiane”, ka rrëfyer ajo në të kaluarën.

 

SHKARKO APP