Sa taksa paguan bizneset dhe individët në Tiranë në tremujorin e parë 2017 (Tabela)

Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 2.4 miliardë lekë (rreth 17 milionë euro) të ardhura në tre muajt e parë të vitit 2017, sipas të dhënave të detajuara të buxhetit të bashkisë së kryeqytetit, të publikuara nga Portali i financave vendore, një project i Co Plan.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat janë rritur me 139%. Efektin kryesor në këtë rritje e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë, që arriti në 1.3 miliardë lekë (gati 10 milionë euro), duke shënuar një rritje të fortë, prej 25 herësh në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dyfishimi i kësaj takse, nga 4% të kostos në 8% të çmimit të shitjes dhe rritja e numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë ka ndikuar në këtë tendencë. Sipas INSTAT, në tre muajt e parë të vitit 2017, në Tiranë u dhanë 43 leje ndërtimi nga 18 leje vitin e kaluar. Gjithashtu lejet për të ndërtuar në kryeqytet ishin edhe më të larta se në tremujorin e fundit të 2016 ku u dhanë 41 të tilla. Nga janari i 2016 deri në fund të marsit 2017 u dhanë 149 leje në kryeqytet. Numri i lejeve të dhëna sinjalizon se sektori i ndërtimit do të vijojë rritjen edhe këtë vit.

Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës sollën 56% të të ardhurave në buxhetin e bashkisë, nga 27% që ishte kjo peshë në vitin 2014.
tr-bashkise1-300x180

Pas firmave të ndërtimit, kontribuuesit e dytë më të mëdhenj me të ardhura për Bashkinë e Kryeqytetit ishin bizneset dhe individët, që kanë paguar si tarifat për shërbimeve publike vendore (pastrim-gjelbërim etj.) 250 milionë lekë, apo rreth 1.8 milionë euro, me një rritje prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ata kanë paguar 1.55 milionë euro për tarifat e shërbimeve administrative (vertetime, licenca, gjoba, qira, menaxhimi i aseteve, mencat etj.), me një rënie prej 2% me bazë vjetore.

Si taksë pasurie mbi ndërtesat, bizneset dhe banorët e Tranës kanë paguar rreth 1.5 milionë euro, me një rritje të ndjeshme prej 89% në raport me janar-mars 2016.

Si taksa të tjera, banorët e Tiranës kanë paguar 1.27 milionë euro, 35 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ku peshën kryesore e zënë të ardhurat nga parkingjet, teksa në çdo cep të Tiranës sot është e vështirë të parkosh pa paguar.

Për taksat e tjera janë arkëtuar gjithsej 1.4 milionë euro, përfshirë edhe taksën nga biznesi i vogël, të ardhurat nga e cila kanë rënë me 97%, teksa pas heqjes së taksës së biznesit të vogël (që është zero për xhiron nga 0-5 mln lekë), Bashkisë iu desh të gjente hapësira të reja për të rikuperuar këtë humbje.

Nw rwnie me 43% ka qenw dhe taksa pwr tabelat dhe reklamat. Pavarwsisht rritjes sw numrit tw turistwve tw huaj qw kanw ardhur nw Tiranw, taksa e hotelit ka sjellw vetwm 2% mw shumw tw ardhura nw buxhetin e Bashkisw, nw krahasim me tw njwjtwn periudhw tw njw viti mw parw.

Për vitin 2017, Bashkia planifikon, sipas buxhetit të saj fillestar të mbledhë në total 14.2 miliardë lekë të ardhura, apo rreth 102 milionë euro. Në tre muajt e parë të këtij viti, ajo ka realizuar vetëm 17% të planit vjetor, çka nënkupton se duhet të përshpejtojë ritmin e mbledhjes së të ardhurave në tremujorët në vijim, në mënyrë që të realizojë të ardhurat e planifikuara për gjithë 2017-n./monitor/
tab

SHKARKO APP