Sa të rrosh, do mësosh: Ja si duhet përdorur antidjersa
Si njerëz të rritur, mendojmë se i dimë ca gjëra për jetën. Të paktën atyre bazikeve ua kemi marrë dorën. Të larët, të veshurit, të ushqyerit, këto lloje gjërash. Kujt ia merrte mendja se një veprim kaq të përditshëm si aplikimi i antidjersës e kemi bërë gabim për kaq shumë vite.
Aplikimi i antidjersës direkt pas dushit është gabim.
Të themi të drejtën ka kuptim të vendosësh deodorant kur sapo je larë dhe je i pastër si bora për të parandaluar djersitjen. Problemi është qëndron në faktin se sqetullat mund të jenë akoma të njoma. Rezultati më i mirë merret kur sqetullat janë të thata tërësisht.
Mesa duket s’duhet aplikuar as në mëngjes.
Deodoranti apo antidjersa duhet të jetë pjesë e regjimit të mbrëmjes për t’u siguruar që të përthithet mirë nga lëkura. Aplikojeni para se të flini dhe lejojeni të thahet. Në mëngjes fshini mbetjet me një rrobë të njomë. Ta lësh antidjersën të thahet është shumë, shumë e rëndësishme. Madje, rekomandohet të përdorni një tharëse për ta tharë. Tani, ekspertët thonë që duhet aplikuar një herë ose dy, në javë. E lëmë që ekspertët s’dinë gjithçka dhe aplikojeni sa herë të doni./Anabel/