Sadije Berisha: Ju s’jeni burra

 

Sadije Berisha ka reaguar e revoltuar pas përmendjes së historisë së martesës së saj me Shkëlzen Berishën, në Kuvend.

Ajo ka shkruajtur një mesazh në anglisht, duke thënë se deputetët shqiptarë s’janë burra që merren me këto gjëra.

Tani janë zgjedhjet në Shqipëri dhe e di nga përvojat e kaluara se kjo nënkupton edhe hedhjen e baltës.

Por uroj që si burra të rritur dhe të edukuar dhe të fortë që janë, politikanët e të dy krahëve të arrijnë të paktën një herë të përqendrohen në atë që është më e mira për njerëzit dhe vendin.

Në vend që të sillen si deri tani si gra thashethemaxhie, që lëndojnë fëmijët e pafajshëm dhe familjet e tyre.

Kam dy pyetje për këta “burra” të fuqishëm: Si ju zë gjumi natën duke bërë këtë?

A jeni krenarë që bëni si gra grindavece, në vend që të bëheni BURRA që përfaqësojnë vendin e tyre”, shkruan Sadija.

SHKARKO APP