Saimir Kodra: Shpëtove nga Saimiri, po tani me gruan, ç’të gjeti!

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, ditën e djeshme, ka vijuar ‘luftën’ me ish-kryetaren e FRESSH, Joleza Koka.

Kodra ishte i ftuari i radhës në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, nga ku theksoi se Joleza është një e pafytyrë.

Konflikti mes Kokës dhe Kodrës, ka nisur në kohën kur emisioni “Stop”, u kritikua nga Joleza Koka përmes një shënimi në Facebook, për thyerje të etikës televizive, ku dhe publikoi një video ku dy moderatorët e emisionit, Saimiri dhe Genti, iu drejtoheshin velinave me batuta fyese.

Nga ana tjetër, nuk vonoi shumë edhe përgjigjja e emisionit “Stop”, i cili publikoi në emision një skandal të Joleza Kokës, ku merrte rrogën në një ministri pa shkuar fare në punë.

Mirëpo, pas këtij denoncimi që emisioni bëri kundrejt asaj, Joleza nuk qëndroi duarkryq, por përsëri nëpërmjet një statusi në Facebook, kësaj radhe reagon duke e përfshirë në këtë mes edhe gruan e Saimirit.

Por ja si u shpreh Kodra në emisionin “Thumb”:

Ajo kishte bërë një shkrim dhe kishte përmendur gruan time. Ajo është një e pafytyrë. Gruaja ime ka fituar me konkurs atje. Por Joleza s’di ça të thotë për atë që ka bërë. Ajo ka nisur një betejë të fortë ligjore me gruan time. Shpëtove nga Saimiri, po tani ç’të gjeti.

 

SHKARKO APP