Saimir Tahiri ikën në Gjermani

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar këtë të premte drejt Gjermanisë, vend anëtar i hapësirës Shengen.

Top Channel rapoton se lajmi është konfrimuar nga burime konfidenciale. Ky udhëtim vjen pas një heshtjeje të gjatë të ish-ministrit, që një ditë më parë mungoi në Parlament, ku emri tij ridoli në skenë. Ndërkohë, burime të tjera shtojnë se arsyet janë familjare.

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia ka deklaruar se nuk ka dieni për udhëtimin e klientit të tij, i cili mund të jetë udhëtim për arsye personale. Sipas ligjit, Tahiri është person nën hetim, por ky udhëtim nuk përbën shkelje ligjore ka sqaruar avokati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?