Saimir Tahiri komenton për herë të parë rezultatin e Partisë Socilaiste
Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Saimir Tahiri ka shprehur falënderime për të gjithë individët që janë duke punuar për të garantuar që procesi i numërimit të votave të shkojë ashtu siç duhet.
“Dua ta shfrytëzoj rastin për të falënderuar gjithë komisionerët dhe të gjithë vëzhguesit të cilët janë duke punuar ende për të garantuar që vota e çdo qytetari do të numërohet drejt dhe ashtu siç duhet.
Procesi ende nuk ka përfunduar dhe ne jemi goxha të përqendruar që gjithçka të shkojë mirë.
Po punohet që të garantojmë numërimin e çdo vote.
Rezultati tregon që njerëzit na kanë votëbesuar për të vijuar ta çojmë përpara Shqipërinë. Mendoj se rezultati ka një përgjigje për të gjithë,” tha Tahiri në prononcimin për media.