Saimir Tahiri thyen heshtjen, nesër pritet konferencë për median

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të dalë nesër në një konferencë të papritur për median. Burimet e “Ora News” konfirmojnë se pjesëtarë të stafit të Tahirit kanë qenë në Rogner për të prenotuar një  sallë për një konferencë për median që është kërkuar të mbahet nesër, e shtunë, ora 10. 30.

Nuk dihen detajet apo arsyeja e thirrjes së kësaj konference ndërkohë që prej kohësh Tahiri është tërhequr nga jeta publike. Ndonjëherë poston në

rrjetë sociale foto të shoqëruara me përshkrim që shpesh janë quajtur dhe si mesazhe që Tahiri i ka. përcjellë kundërshtarëve të tij.

Hetimet ndaj ish ministrit i cili akuzohet për  janë shtyrë deri me 17 janar në pritjë të letërporosive.  Kjo është shtyrja e katërt e hetimeve ndërkohë që politika shqiptare “vlon” nga akuzat dhe kundërakuzat.

SHKARKO APP