“Saimir Tahiri, “ushtari” i Ramës”
Analisti Agron Gjekmarkaj ka bërë një analizë të ngjarjeve të fundit pas kapjes së Mosi Habilaj dhe akuzat për lidhjen e këtij të fundit me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas Gjekmarkaj kjo që ka ndodhur në vendin tonë është e paparë dhe e padëgjuar në vendet e civilizuara, të cilat aspiratë kanë demokracinë dhe drejtësinë. Por në analizën e tij, Gjekmarkaj përqëndrohet te përgjegjësit që sipas tij janë fajtorët e vërtete të kësaj situate, duke akuzuar kryeministrin Rama. Sipas tij Saimir Tahiri është veçse “ushtarë” i kryeministrit Rama.
Gjekmarkaj shprehet se “Gjatë gjithë kësaj kohe, Edi Rama e ka cilësuar Saimir Tahirin, si një nga ministrat më të suksesshëm edhe pse prej disa vitesh është akuzuar nga opozita si bashkëpunëtor dhe mbështetës i kësaj bande. Tani Rama bën të paditurin, të hutuarin, personin e etur për të vërtetën”.
Sipas analistit Gjekamrkaj, ky nuk është gjë tjetër veçse një teatër i radhës. “Gjithësa është shkruar në atë dosje në një mënyrë apo një tjetër I është thënë shefit të ekzekutivit”- thotë Gjekmarkaj.
Sipas tij në një vend kaq të vogël, kryeministri e ka të pamundur të bëjë të paditurin, pasi realisht kryeministri ka një pushtet të pakufi në ekzekutiv dhe parti.
“Edhe nëse nuk e ka informuar Tahiri, e ka informuar Shërbimi Informativ, partnerët ndërkombëtare dhe agjencitë e tyre ligjzbatuese, mediat dhe opozita”- shkruan Gjekmarkaj. Gjithashtu analisti shprehet se “Nëse Saimir Tahiri kishte ushtarët e tij, ai vetë ishte një “ushtar” i Edi Ramës”. Sipas Gjekmarkaj përgjegjësia kryesore e kësaj ngjarje bie mbi kryeministrin Edi Rama.