Sali Berisha: Firma ANK shkaterroi lumin dhe solli rrënimin e rrugës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilëson si një ‘krim të rëndë’ në aksin Dragoshtunë-Përrenjas, duke akuzuar kompaninë kontraktuese ANK për marrjen e zhavorrit në shtratin e lumit, çka sipas tij ka sjellë lëvizjen e bazamentit dhe rrëshqitjen e rrugës.
Duke publikuar mesazhin e qytetarit digjital në një postim në FB, Berisha thotë se ndërhyrja në lumë ka dëmtuar infrastrukturën dhe ka ndëshkuar të gjithë juglindjen e vendit, ndërsa shton se nga verifikimet e kryera, firma në fjalë rezulton me probleme serioze.
Postimi në FB:
Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragoshtunë- Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit! Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!
Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.
Ndjesë për orarin por një socialist më nisi një video dhe disa foto të bëra dy javë më parë në të njëjtin vend ku ka rrëshkitur toka ku firma kontraktuese ANK ka marrë zhavorin në lumë gjë që ka bërë që të lëvizë bazamenti i rrugës.
Bëra ca hulumtime për këtë firmë dhe del me probleme serioze.
KOHA JONË SONDAZH

