Salianji: Kemi prova të reja, vëllai i Xhafajt pjesë e trafikantëve që u kapën me tonelata drogë në Greqi
Ish deputeti demokrat Ervin Salianji ka hedhur akuza të tjëra për vëllain e ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
I ftuar në ABC neës ditën e sotme ai deklaroi se do të publikojë në vazhdim prova dhe fakte të reja që tregojnë lidhjet në trafikun e drogës të vëllait të ish ministrit të brendshëm Agron Xhafaj.
Sipas Salianjit Agron Xhafaj është ortak dhe partnerë me personat që janë kapur përpara disa muajve me tonelata droge në shtetin grek.
ABC: Jo më larg se dje keni deklaruar se do të publikoni prova dhe fakte tëreja. A mund të na thoni dicka?
Ervin Salianji: E kam thënë pak por po pres që të marr konfirmimet të plota por nga i njëjti grup i strukturuar kriminal që ka denoncuar gazetari dhe Albert Veliu, në Gusht janë kapur tonelata me drogë në Greqi, disa skafe, të cilët janë ortakë, partnerë dhe shoferë që rrinë gjithë kohën bashkë me Agron Xhafajn. Kështuqë në momentin që do ti faktojmë, do ti bëjmë publike. Ashtu sic thuhet dhe në Aktekspertimi britanik që ka vërtetuar se zëri në audio përgjim është i Agron Xhafaj dhe ka përjashtuar kategorikisht një Agron tjetër që ka futur SHISH për të ngatërruar akt-ekspertimin. Pra kanë gjetur një agron tjetër që të bëjnë cfarëdolloj marifeti dhe ngatërrese për të mbuluar Agron Xhafajn.
ABC: A po mblidhni prova të tjera?
Ervin Salinanji: Ka shumë prova aty që do të ndërtohej narrativa e cila duhet të ishte bërë tashmë. Ne do ti drejtohemi edhe SPAK në vazhdim për këtë cështje. Gjithsesi është shumë e habitshme që Agron Xhafaj nuk doli kurrë me zë dhe figurë për të mohuar se zëri në përgjime nuk ishte i tij, Ai e deklaroi këtë vetëm me një shkresë./abcneës.al
Ditën e djeshme Gjykata Penale e Tiranës mori vendimin për të akuzuarit në çështjen “Babale”.
Gjyqtari Artan Gjermeni vendosi që Ervin Salianji të dënohet me 1 vit burg. Ndërkohë dënoi me 3 vite e 5 muaj burg Albert Veliun dhe 2 vite burg për Fredi Alizotin ndërsa për Gazetarin Jetmir Olldashi gjykata vendosi dënimin e tij me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.
Por çfarë është dosja “Babale”?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.
Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro.
“Gjyqtari Gjermeni ka marrë goditje të fortë, nuk do futet në Vetting”
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji e ka cilësuar të manipuluar vendimin e gjykatës për dënimin me 1 vit burg për këtë të fundit, si pjesë e dosjes “Babale”.
Në studion e Abc News me Juli Xhokaxhi, Salianji u shpreh se gjykata nuk pranoi të merrte në shqyrtim provat e reja, ndërsa hodhi edhe njëherë akuza drejt gjyqtarit të çështjes Artan Gjermeni.
Sipas ish-deputetit, Gjermeni e kishte të shkruar vendimin dhe pas 20 minutash tërheqje e lexoi, ndëkaq shton se gjyqtari nuk do futet në Vetting dhe do vij0jë karrierën politike.
I pyetur nga moderatorja, Salianji pranoi se janë shantazhuar para se të bënin publike çështjen.
Pjesë nga biseda:
Gjyqtari nuk u interesua, por për 20 minuta kishte një vendim të shkruar, doli e lexoi dhe iku. Alizoti kishte vënë në shërbim drejtuesit e policisë. Është tërësisht e manipuluar.
Ke pasur shantazhe dhe oferta për tu tërhequr?
Para se të ndodhte kjo para publikimit. Në momenti që kemi pasur pyetje dhe u ngrit e gjithë skema, për të bërë një parashtesë se me çfarë personazhesh kishim të bënim. Padiskutim që janë bërë të gjitha përpjekjet për ta ndaluar. Albert Veliu u identifikua prej Geron Xhafajt. Kemi të bëjmë me mafian. Ne i kemi faktuar para publikut se çfarë ka ndodhur. Pra gjyqtarit nuk e faktonin dot se ai punon për partinë. Ka marrë një goditje se nuk u bë kandidat për bashkinë e Lushnjes.
Nuk ke frikë që të akuzojnë për shpifje?
Unë nuk kam pasur frikë kur kam hyrë në mes të parcelave, jo të kem frikë për ca qelbësira që janë bërë bashkë.
Si do të guxonte një gjyqtar që të jepte vendime arbitrare, janë të gjithë të vëzhguar në këto momente?
Ju do ta shihni që nuk ka për të hyrë në vetting zotëria, do të tërhiqet dhe do vazhdojë karrierën politike. Para pak kohësh ka nxjerrë nga burgu një të dënuar rëndë. Pasi u godit me thikë para dy vitesh tha që më ra qepeni i garazhit. Sot ende nuk është e pushuar çështja për trafik droge. Pa përfunduar ata e kanë marrë dhe e kanë cuar për kallëzim të rremë.
Keni kërkuar tërheqje nga Artan Gjermeni?
Kemi kërkuar që të tërhieqet dhe nuk është tërhequr. Vendimi për përjashtimin e tij nuk është i formës së prerë. E kemi kërkuar në Gjykatën e Lartë, por nuk ka gjykatë. E kemi kërkuar edhe dje të mos jepte vendim, dhe për 20 minuta lexoi vendimin.
Do ta vazhdoni si kauzë?
Padiskutim, këto beteja nuk është se fitohen lehtë me mafiat./abcnews.al