Salihi rigjen golin në Austri, shënon të parin për vitin 2018

Hamdi Salihi është rikthyer te goli në kampionatin austriak. 34-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj FAC Ëien, ku skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 0-3. Shkodrani realizoi golin e tretë për Neustadt në minutën e 28-të, ndërsa më parë në minutën e 23-të, kishte asistuar te goli i dytë i shënuar nga Miesenbok.

Ky ishte goli i parë për të në vitin 2018. Sulmuesi shqiptar është duke kaluar një formë të shkëlqyer ne Austri, ku në 22 takime ka shënuar 16 gola. Naustadt ndodhet aktualisht në vendin e tretë të renditjes, me diferencë -4 nga kryesuesit e Ëacker Insbruck.

SHKARKO APP