Saliu ju mund edhe vetëm?!

 

Nga Sadedin Çeliku/Në pak ditë populli, i cili përjeton momentet më delikate të ekzistencës së tij, ka përjetuar disa ngjarje, të cilat nuk i interesojnë fare. Kështu na u shfaq tentativa e seksit e kryetarit të  Bashkisë Peshkopi, më pas Elvis Roshi bëhet protagonist i ngjarjes, përgjimet, e së fundi ndalimet që lidhen me të ashtuquajturat përgjime. Sigurisht që, nuk kanë munguar dhe ngjarje të tjera të bezdisura që rëndojnë atmosferën dhe jetën politike e shoqërore në vend. Këto ngjarje nuk kanë kurrfarë interesi publik. Ajo për të cilën populli tregon ndjeshmëri është reforma e drejtësisë, e cila do të mundësonte funksionimin e shtetit me rregulla loje, por do zgjidhte dhe mjaft probleme dhe padrejtësi që lidhen me grabitjet e pronave, korrupsionin që e kanë zanafillën te drejtësia që deri më tash ka prodhuar vetëm padrejtësi. Dështimi i takimit Rama-Basha pritej sepse asnjëherë dhe në asnjë rast opozita e drejtuar nga Saliu nuk ka qenë e interesuar ta reformojë sistemin e drejtësisë, e cila mbahet peng po nga ai. Kjo u vërtetua me emërimin e Llallës, kryeprokuror i shtetit, me emërimin e Visho Ajazit në krye të shërbimit sekret si dhe pothuajse të gjithë krerëve të gjykatave. Emërimet e tyre lidhen pazgjidhshmërisht me ruajtjen e interesave që burojnë nga korrupsioni aktiv e pasiv i realizuar gjatë dy mandateve në pushtet 2005-2013.

Askush nga opozita e Berishës nuk do ta dëshironte të shkonte në burg,të humbte pronat e grabitura apo të blera me para të pista korruptive dhe të humbte Status-Quo që e mban ende gjallë interesat,e mban mjaft aktiv në politikë por dhe deçiziv në  politikëbërje.  Angazhimi i maxhorancës për të realizuar reformën në drejtësi ka qenë ikopetente, e  pamjaftueshme,me veprime të ngathtë dhe performancë të dobët. Gati përherë kanë demonstruar dhe mendjemadhësi në trajtimin e çështjes.

E kundërta ka ndodhur me Saliu Berishën edhe pse i vetëm në luftën politike kundër maxhorancës. Ai ka demonstruar energji dhe vullnet kundërshtimi jo vetëm për reformën në drejtësi, por për të gjitha reformat që ka ndërmarrë qeveria e Ramës.  Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, me pak përvojë në politikë dhe me shumë pak mbështetës brenda partisë së tij dhe njëherësh të maxhorancës, nuk ja ka dalë deri tani Saliut, i cili për hir të vërtetës ka qenë gjithmonë lojtar i mirë në politikë.

Sa herë që sulmon Saliu aq herë kapet gafil Rama. Kështu u kap me Ilir Beqaj tek humbi mandatin në zgjedhjet e shkuara, kështu u kap me Koço Kokdhimën, kështu me deputetët me rekorde kriminale dhe po kështu me Kryetarin e Peshkopisë, Kavajës etj.. Pra Saliu tallet dhe luan arushën me të edhe pse ai kryeson qeverinë.

Zotit Rama  i mungojnë ujqit e politikës sepse i largoi ose i detyrojë të heshtin sepse sipas tij ishin xhaketa të vjetra, mbajti në punë qindra nëpunës të lartë me diploma të sajuara që jo vetëm nuk prodhojnë gjë, por mendojnë vetëm të vjedhin duke e deskredituar qeverinë e shtetin.

Në emër të barazisë gjinore emërojë gra e vajza pa eksperiencë, me performancë të dobët profesionale. Ky kontingjent njerëzish nuk mundi të nxjerrë nga balta financat publike,nuk mundi të realizojë as të ardhurat nga doganat,as nga tatimet. Prishjet me pretekst hapjen e hapësirave publike u bënë selektive dhe me bazë interesin,ndërsa çështja e pronave vazhdon ende rrugëtimin e padrejtësisë.  Mban në dhe me pushtet disa ministra që nuk kanë bërë asgjë le të ndryshojnë situatën e akumuluar ndër vite.

Në qeveri u emëruan ministra kalamaj të cilët vazhdojnë e drejtojnë edhe pse janë shumë të përfolur. Zoti Edi Rama gjatë këtij mandati nuk ka treguar vullnet se di të qeverisë dhe do të qeverisë mirë,se do të reduktojë korrupsionin, papunësinë, trafiqet,varfërinë etj. Kjo vërtetohet thjeshtë se ai nuk ka shkarkuar të përfolurit,të paaftët,përkundrazi i ka marrë në mbrojtje këtë kategori. Ajo që vërehet është se partia socialiste ndodhet de facto pa lider. Nuk mund ta bësh drejtësinë i vetëm dhe as ta bazosh punën tek disa njerëz të pazot ku ju besoni derimë tash.

Popullit nuk i duhet se ç’mendon ti, por i duhet drejtësia që t’i s’po ja jep dot, është i ndjeshëm ndaj korrupsionit e padrejtësive dhe përsëri asnjë masë preventive.  Ne vazhdojmë e presim që ta fitosh betejën me reformat, me fenomenet negative që po brejnë shoqërinë shqiptare.  Po deri kur do presim?

SHKARKO APP