Samiti i Parisit: 6 vende të Ballkanit do heqin taksat mes tyre

Nga shtatori shkëmbimet tregtare mes 6 vendeve te Ballkanit, Shqipërisë, Bosnjë Hercegocninës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kroacisë do të  jenë të lira dhe të përjashtuara nga taksat.

Në Samitin e Parisit, këto shtete kanë mbështetur propozimin e kryeministrit Edi Rama i cili ka sugjeruar  shtrirjen e praktikes që po zbaton Tirana me Prishtinën,  për ti dhënë shtysë bashkëpunimit ekonomik, përmes tarifave zero.

Samiti i Parisit u zhvillua në një periudhë ku zhvillimet brenda BE janë dominuar nga largimi i Britanisë nga BE, çka ka shtuar pikëpytetjet mbi zgjerimin e unionit. Kryeministri tha se nga kancelarja gjermane Merkel  dhe  presidenti francez Hollond kishte marrë garanci se zgjerimi i BE nuk do të ndalet

Nga marrëveshja e firmosur në Paris, Shqipëria është përfituese direkte e 35 milionë euorve për rehabilitimin e hekururdhës Tiranë-Durrës, nga 85 milionë që është në total vlera e projektit.

Në Tiranë do të ngrihet gjithashtu  Zyra Rajonale të Bashkëpunimit Rinor një nismë e kryeministrave të  Shqipërisë dhe Serbisë,  për funksionimin e të cilës BE dha 1 milionë euro ndërsa 1 mln të tjera do të jenë kontrobut i vendeve të rajonit.

Në samit u mbështetën edhe dy projektet e tjera qw kanë të bëjnë me modernizimin e hekurudhës Nish-Dimitrovgrad-kufiri me Bullgarinë, me një grant 44 milionë Euro, dhe projekti nga Kosova për rehabilitimin e Hekurudhës Fushë-Kosovë-Mitrovicë, që do mbështetet me një grant  prej 17 milionë Eurosh.

SHKARKO APP