Sandër Lleshi, ish-presidentët bëhen bashkë në diskutime
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” të Eni Vasilit do të bëhen bashkë ish-presidentët të cilët do japin versionin e tyre se si do të reagonin në një rast të ngjashëm si të Sandër Lleshit.
Ndër pyetjet të cilave do i përgjigjen dhe do komentojnë ish-presidentët për këtë çështje janë:
”A ka kompetencë Meta për veprimin e kryer? A u shkel Kushtetuta nga Presidenti apo jo? Çdo te thotë kjo në aspektin politik dhe si do sillet mazhoranca? Meta e bëri lëvizjen e tij, tashmë radha për të lëvizur në shahun e politikës i takon Kryeministrit. Cila do jetë lëvizja e tij?”