S’do ta besoni sa vjeç është Valbona Selimllari, ish miss-i tregon moshën

Vitet kalojnë dhe teksa e shohim në ekranet shqiptare, nuk mund të mos mendojmë se koha ka ndaluar për Valbona Selimllarin. Kush mund ta imagjinonte që e bukura Valbona Selimllari ka humbur një vit në shkollë për një arsye që ndoshta nuk ju shkon fare në mendje.

Në një intervistë sot për “Wake Up” në Top Channel, ikona e bukurisë shqiptare ka folur rreth jetës së saj. Ajo ka treguar se ka qenë shumë gjumashe kur ka qenë studente.

Në fakt edhe sot vazhdon të jetë e tillë, por kur ka impenjime të rëndësishme nuk e ka aq problem zgjimin e mëngjesit.Gjithsesi, Valbona ka treguar për herë të parë se ka e kanë përjashtuar një vit në shkollë, për shkak të gjumit të mëngjesit.

Ajo është shprehur se ky është një gabim i madh, por që kjo gjë ka ndodhur.
“Më kanë përjashtur, kam një vit të humbur prej gjumit të mëngjesit. Është gabim i madh. Kijeni parasysh, gabim shumë i madh”,-është shprehur bukuroshja shqiptare.

Ajo ka folur edhe për moshën e saj. ‘Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Unë jam e ’72-shit, ndonëse kudo ma shkruajnë ’73-shi.’- rrëfeu Selimllari, duke zbuluar kështu se ajo është 45 vjeçe. Selimllari gjithashtu ka edhe 3 fëmijë.

 

 

SHKARKO APP