Seanca në Kushtetuese, mbrojtja e Veliajt: Këshilli Bashkiak nuk veproi mbi baza ligjore, ishte i motivuar politikisht
Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet në seancë publike ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Seanca nisi në orën 10:00 dhe i pranishëm është edhe kryebashkiaku Veliaj që shfaqet për herë të parë në publik që prej arrestimit më 10 shkurt.
Mbrojtja e Erion Veliajt po paraqet argumentet kundër vendimit të qeverisë ”Rama 4” për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës dhe dekretit të presidentit për zgjedhjet në Tiranë. Mbrojtja tha se veprimet e ndërmarra nga Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk veproi mbi bazat ligjore por ndërmori veprime të motivuara politikisht.
Mbrojtja përmendi se neni 62, pika c, i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të përdoret si bazë për shkarkimin e një kryebashkiaku, pasi neni 115 i Kushtetutës përcakton se qeveria mund të marrë një vendim të tillë vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.
Po ashtu avokati përmendi gjithashtu kërkesën e këshilltarit Endri Shabani drejtuar këshillit Bashkiak për shkarkimin vetëm pak ditë pas arrestimit të Veliajt në muajin shkurt. Po ashtu edhe kërkesën pas tre muajsh mosparaqitjeje në detyrë të veliajt, të bërë nga këshilltarët e PD-së në Bashki. Këto kërkesa, thotë mbrojtja, nuk u morën parasysh, por në ditën kur u votua propozimi i këshilltarëve socialistë, u votuan edhe këto dy kërkesa të mëparshme.
KOHA JONË SONDAZH

