Sekretari gjerman i Shtetit për Ekonominë: Rëndësi e veçantë raporteve me Shqipërinë

Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë, Berlin, Rainer Baake deklaroi sot se qeveria federale do ti kushtojë rëndësi të veçantë marrëdhënieve Shqipëri-Gjermani.

Duke folur në Konferencën ekonomike gjermano-shqiptare 2015 që nisi punimet paraditen e sotme në Tiranë, Baake tha se cilësia e re e dialogut me Komisionin Europin dhe me vendet anëtare janë një bazë e mirë për përparime të cilat iniciuan edhe procesin e Berlinit, e që do të zgjasë edhe shumë vite. “Investitorët e politikanët europianë i kushtojnë një vëmendje të madhe transparencës dhe zgjedhjeve transparente dhe të ndershme lokale në kuadin e iniciimit të negociatave për anëtarësimin. Ne investitorët gjermanë jemi të interesuar për një mënyrë procedimit transparente”, ishte mesazhi i Baake për qeverinë shqiptare.

Biznesi gjerman, vijoi ai më tej, është i interesuar për një bashkëpunim të qëndrueshëm në fushën e mjedisit, energjisë infrastrukturës e turizmit. Gjermania, theksoi ai, ka në dispozicion ndërmarrje të mëdha përsa i përket mjedisit, por edhe ndërmarrje të vogla e të mesme të cilat janë edhe pika e fortë e biznesit gjerman dhe që janë shumë fleksibile në mënyrën e të qenurit prezente edhe në tregje të vogla , ndërsa sipas tij, garatojnë bashkëpunim afatgjatë. Baake në fjalën e tij renditi disa nga investiemt gjermane në vendin tonë, të cilat i cilësoi si mjaft të suksesshme dhe si shenjë e mirë e bashkëunimit dypalësh. Ndër to ai veçoi Aeroporitn e Rinasit, parkun e Biznesit të sapoinauguruar “Tirana Biznes Park”, etj.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë, Berlin, Rainer Baake e konsideroi Portin e Durrësit si mjaft të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. “Zgjerimi i Portit të Durrësit mund të shndërronte Shqipërinë në një portë të madhe hyrëse mallrash për të gjithë tregun e mallrave të Ballkanit Perëndimor”, tha ai. Sa i përket sektorit tëenergjisë Baake u shpreh se sa i përket furnizimit me energji, Shqipëria e ka zgjidhur problemin minimumi për qendrat urbane. Ai vuri në dukje se janë ngritur disa HC-e edhe me ndihmën e qeverisë gjermane.

“Ka një bazë shumë të mirë për bashkëpunimin dypalësh në fushn e ndërtimit. Adriatik Pipeline është një shenjë e mirë për këtë dhe e kthen Shqipërinë edhe në një vend të mirë investimesh. Interesi dhe mundësia për zgjerim të investimeve në Shqipëri ekziston”, tha Baake.
Ai kërkoi një bashkëpunim më të fuqizuar të marrdhënieve bilaterale për investitorët, sepse kjo sipas tij, siguron konkurencën dhe një rritje të qëndrueshme.

Duhen edhe njohuri, vijoi Baake. “Sistemi dual gjerman kordinimi e lidhja e njohurive që merren në shkollë dhe praktikë është një sukses i Gjermanisë. Në qendër janë punonjësit e specialiazur dhe jo akademiket. Formimi është nëj kontribut për shoqërinë në mënyrë që njerëzve të rinj tu jepet një mundësi e mirë në jetën profesinale. Formimi në çdo marrëdhëënie premton të ardhme për mua kënaqësi”, nënvizoi Baake.
Ndërsa i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj prezantoi modelin eri ekonik të Shqipërisë që sipas tij po funksionon më së miri si dhe ftoi investitorët gjerman të investojnë në vendin tonë. Ai renditi disa nga fushat më me interes për investime si infrastruktura, energjia, turizmi, etj.

Në Tiranë zhvillon sot punimet konferenca e tetë ekonomike gjermano-shqiptare, në kuadër edhe të vizitës së Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel. Shqipëria, si një vend dinamik i ndodhur mes Ballkanit Perëndimor dhe pjesës lindore të Mesdheut, ofron potencial të lartë prodhimi, tregtie dhe shërbimesh.

Vendi është në një transformim të thellë politik dhe ekonomik dhe nga mesi i vitit 2014 ka marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Shqipëria, me fuqinë e saj punëtore të motivuar dhe të re në moshë, si dhe me një ambient tërheqës e modern biznesi, fton bizneset për investim dhe bashkëpunim ekonomik.

Konferenca e tetë ekonomike gjermano-shqiptare do të prezantojë mundësitë e investimeve dhe të tregtisë në vend. Ajo u ofron sipërmarrësve të interesuar, mundësinë për të zbuluar Shqipërinë, si një destinacion për investime dhe partner tregtar.

Falë përmirësimit të vazhdueshëm të lidhjeve të saj me vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më interesante për një numër të madh sektorësh të ekonomisë. Ky aktivitet synon t’u ofrojë investitorëve, prodhuesve dhe furnitorëve, blerësve dhe shpërndarësve, një pasqyrë të mundësive për bashkëpunim dhe në të njëjtën kohë t’i vendosë ata në kontakt me partnerët kryesorë të industrisë dhe
politikës në Shqipëri.

Temat kryesore të konferencës

Infrastukturë dhe Energji: Shqipëria prodhon më shumë se 90 % të energjisë elektrike nga hidrocentralet dhe pjesën tjetër e siguron me anë të importit. Ka nevojë të shtohen dhe riparohen hidrocentralet, si dhe të zhvillohen sistemet plotësuese te prodhimit të energjisë, kryesisht energjia e erës dhe ajo diellore. Ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatik TAP bën që të mund të përballohet furnizimi me energji për blerësit e mëdhenj. Një tjetër sektor në rritje është ai i telekomunikacionit, i cili aktualisht mbulon pjesën më të madhe të investitimeve të huaja.

SME-të, Arsimi dhe Financimi: Popullsia shqiptare, me një moshë mesatare rreth 32 vieç, ku pjesa më e madhe flet më shumë se një gjuhë, dallohet për aftësi të lartë në fushën e shërbimeve. Kjo është vënë re nga kompanitë fqinje, të cilat kanë hapur zyra, call dhe service center për menaxhimin e klientëve. Këpucët dhe tekstilet janë produktet e dyta më të rëndësishme të eksportit, pas mineraleve. Kjo fushë ofron për kompanitë gjermane të prodhimit fason, së bashku me prodhimin e pjesëve të makinave, potencialin më të lartë. Qendrat turistike si Durrësi në detin Adriatik dhe Saranda në detin Jon, përveç zhvillimit cilësor të infrastrukturës së tyre, kanë nevojë sidomos për mbështetje në planifikimin urban dhe mjedisor, si dhe në trajnimin e fuqisë punëtore.

Konferenca organizohet në bashkëpunim me organizatat kryesore të ekonomisë gjermane dhe mbështetet nga Qeveritë e Gjermanisë dhe Shqipërisë. Në kuadër të kësaj konference, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të informohen mbi çështjet kryesore politike, mundësitë dhe mbështetjen ekonomike, si dhe të krijojnë kontakte me aktorë të rëndësishëm të politikës dhe biznesit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel i drejtohen me fjalime konferencës ekonomike në orën 17.00.

SHKARKO APP