Sekretari i PD në Maliq e denoncoi se e ka kërcënuar, Peleshi shmang mediat: Deklaratë ordinere
Sekretari i Qendrës së Votimit Kolanec në Maliq, Meti Koçiu, ka denoncuar në polici kërcënimin verbal që i është bërë sipas tij nëpërmjet telefonit nga ish-zëvendës kryeministri Niko Peleshi.
Ai thotë se mbrëmjen e djeshmen e ka telefonuar Niko Peleshi, dhe e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij, duke i thënë: “Do ta shikosh çfarë do të heqësh ti dhe familja jote”.
Sipas Koçiut gjithçka ka ndodhur pas debatit që ai ka patur me disa militantë socialistë për çështjen e blerjes së votave në zonën e Maliqit.
I kontaktuar nga “Neës24” lidhur me këtë denoncim, ish-zëvendëskryeministri Niko Peleshi nuk ka dashur të shprehet, duke e cilësuar këtë “një deklaratë ordinere”.
Gazetarja e “News 24”, Ola Mitre i ka kërkuar Peleshit një reagim lidhur me këtë denoncim:
“Z.Peleshi përshëndetje. Jam Ola Mitre, gazetare e “Neëws24”. Një sekretar i QV në Maliq pretendon se e keni kërcënuar përmes telefonit. A keni një reagim? Ju falënderoj”.
Në përgjigje, Peleshi është shprehur:
“Reagim për një deklaratë ordinere?? Jo”.