Sekretet e bukurisë së yjeve të Hollivudit, nga Marilyn tek Hepburn

“Daily Mail” ka gjurmuar truket e lashta, të tilla si copa mermeri në sytjenat e Merlin Monrosë

Nëse doni të dini se si t’ia bëni për të pasur një trup perfekt dhe për të qenë gjithmonë në formë, duhet të mbështeteni tek ushqimet – pak të çuditshme – të Gwyneth Paltrow, ose ushtrimet në palestër siç bën Jennifer Lopez, një shembull i vërtetë kur flitet për bukurinë.

Daily Mail u kthye mbrapa në kohë për të mësuar se si ia bënin yjet e Hollivudit të viteve ’30, ’40, ’50, dhe ka zbuluar që gjërat ishin pak ndryshe… por jo tërësisht!

Madje edhe bukuroshet Marilyn Monroe, Audrey Hepburn apo Joan Crawford kishin sekretet e tyre të bukurisë: truke që duke i lexuar sot, na duken mjaft të pazakonta.

Për shembull, Marilyn Monro përdorte pesë buzëkuqë të ndryshëm për të marrë ngjyrën që dëshironte, dhe gjithashtu vendoste copa mermeri në sytjena, për ta bërë gjoksin të ngrirë dhe rrobat që vishte të ngjanin më bukur.

Audrey Hepburn është bërë e famshme edhe falë syve të saj që morën një formë të shkëlqyer ngaqë ndante qerpikët me një karficë, pasi vendoste remelin.

Por kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që Joan Crawford bëri me pamjen dhe flokët e saj: aktorja në të vërtetë i lante sytë me acid borik dhe e bëri shampon me gjashtë vezë!

Gloria Grahame u përpoq të riparonte një ndërhyrje kirurgjike që kishte shkuar keq dhe i kishte deformuar buzën e saj të sipërme: poshtë saj, për ta bërë atë të duket normale, vendoste pambuk.

Marlene Dietrich, nga ana tjetër, përdori një material shumë të çmuar për paruket e saj: ajo i spërkaste me pluhurin e artë për t’i bërë ato të duken gjithnjë të ndritshme. Flitej për një shumë rreth 400 dollarë, një shifër diskrete edhe në vitet ’40.

SHKARKO APP