Sekretet e tmerrshme të serialeve turke që shikuesit nuk i dinë

Serialet turke janë shumë të dashura jo vetëm nga shqiptaret por ato transmetohen në shumë vende të Europës, Azisë e deri në Amerikën Latine. Aktorët kanë rrëmbyer zemrat e teleshikuesve por këta të fundit nuk i dinë sekretet e tmerrshme që fshihen pas telenovelave.

E keqja më e madhe është se gjatë xhirimeve punëtorët përballen me kushte shumë të vështira pune.

Ekipi i xhirimit qëndron në sheh xhirim 15 deri në 18 orë në ditë. Ndërsa aktorja e njohur Elif Nur Kerkuk ka treguar se një herë i është dashur të punojë 27 orë pa pushim.

“U ndjeva si skllave”, është shprehur aktorja.

Selin Erdin, një asistent kameraman vdiq vitin e kaluar pasi u godit nga një shofer nga i njëjti ekip, pasi ky i fundit ishte i lodhur nga mungesa e gjumit.

Në shtator 2014 një tjetër punëtor vdiq nga një atak në zemër pasi ka punuar 45 orë në vetëm tre ditë.

“Është një rreth vicioz. Sa më shumë popullor të bëhet një serial në Turqi dhe jashtë vendit, aq më shumë lodhemi ne, plus kohëzgjatja e episodeve shtrihet për arsye komerciale,” tha Zafer Ayden, drejtor i Unionit të Kinemasë në Turqi.

SHKARKO APP