Sekreti i lumturisë i Albert Ajnshtajn shitet për 1,56 mln $. Ja historia që fshihet pas

Një shënim i fizikantit Albert Ajnshtajn mbi sekretin e lumturisë, u shit sot në një ankand në Jeruzalem, për një çmim prej 1.56 milionë dollarë.

“Personi që bleu dokumentin nëpërmjet telefonit është një evropian, i cili ka kërkuar të ruajë anonimatin”, theksoi shtëpia përgjegjëse e ankandeve.

Nga oferta e parë prej disa mijëra dollarësh, shitja arriti majat gjatë 20 minutave, me dy blerës potencialë duke diskutuar nëpërmjet telefonit për letrën e verdhë që mbanin shkrimin e njeriut të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një jetë e qetë dhe modeste jep më shumë gëzim sesa kërkimi i suksesit, që të përfshin në një shqetësim të përhershëm”, kishte shkruar Ajnshtajni në gjermanisht në letrën me kokë të “Imperial Hotel de Tokyo”, ku ai qëndroi në vitin 1922.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fituesi i çmimit Nobel, i lindur në Gjermani, i dha shënimet një korrieri në Tokio në vitin 1922, në vend të një bakshishi. Ajnshtajn i tha se nëse ai ishte me fat, shënimet do të bëheshin të vlefshme.

Një shënim i dytë i shkruar në të njëjtën kohë thjesht thoshte: “Ku ka vullnet, ka një mënyrë.” Ky u shit për 240,000 dollarë, njoftoi shtëpia përgjegjëse e ankandeve. Blerësi ishte i njëjti person.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?