Seksi, jeni për cilësinë apo për sasinë?
Kjo dilemë është gjithmonë aktuale dhe gjithkush ka në mendje përgjigjen e vet: le të shohim se cila është përgjigjja e duhur, sigurisht….nëse ekziston!
Gjithmonë, nganjëherë, asnjëherë: midis këtyre tri opsioneve është një humnerë, sidomos kur flitet për çifte, eros dhe lidhje bashkëshortore. Po, sepse varet shumë edhe nga faza e dashurisë që po kalojmë, edhe pse përjashtimet ekzistojnë gjithmonë. Megjithatë le të shohim cilat janë mundësitë që mund t’u referohemi, por që sigurisht nuk ka ndonjë recetë magjike, që të funksionojë marrëdhënia jonë përveçse se ndjenja…..secili në mënyrën e vet!
E dimë shumë mirë që për këtë argument, burrat dhe gratë kanë mendime të ndryshme si për mënyrën, si për kohën. Hormone ose jo, është fakt që instiktet seksuale përjetohen në mënyra të ndryshme: femrat kapen pas ndjenjave dhe romancës, meshkujt pak a shumë të mprehtë dhe me ide fikse (duke e ndarë në mënyrë të barabartë me futbollin apo pasionin sportiv). Atëherë le të përpiqemi pak që të arrijmë qartësi, me pak ironi dhe me dëshirën për t’u tallur pak (po gjithmonë duhet të thuhet me mirësi).
Më shumë, më shumë, më shumë: Faza e parë e dashurisë është ajo që të jep ndjesi të njëjtë me atë të një dehjeje të së shtunës në mbrëmje: i trulloset koka, i errësohen mendimet dhe mbi të gjitha krijon varësi. Na duket sikur na mungon limfja jetësore nëse nuk e shohim partnerin tonë të paktën çdo tre orë, është si ushqimi për foshnjën. Në këtë fazë niveli i hormoneve është në qiell dhe e vetmja mënyrë për të dalë është t’i japim një shpërthim lumit tonë, të mbushur plot, para se të shpërthejë. Ndosh që në muajt e parë të një marrëdhënieje me nivel të lartë erotizmi, të bëjmë dashuri disa herë në ditë, kudo që të jemi (kuzhinë, makinë, ashensor, divan, lëndinë….), dhe që është mjaft normale. Por çfarë ndodh? Zakonisht pas njëfarë kohe zonja ngre flamurin e bardhë para se të dorëzohet, duke shpresuar të kuptohet nga partneri, në aftësinë e tij për të dëgjuar (mjerisht, zakonisht jo veçanërisht i theksuar), në takimet e vrullshme në zyrë ose, nëse është i pasionuar për disa ndeshje Champions. Bekuar futbolli!
Ashtu si molla: Pas fazës së parë, obsesive-kompulsive, flitet për një frekuencë më të menaxhueshme: për shembull një herë në ditë, që mban mjekun larg ashtu si mollët, nëse është e vërtetë se seksi përmirëson lëkurën, tonin kardiokirkular dhe na jep sasinë e duhur të gëzimit dhe të vetëvlerësimit, për të cilat të gjithë kemi nevojë. Ata që kanë më shumë fat e jetojnë këtë frekuencë gjithë jetën…nuk do të kenë nevojë për produkte kozmetike, i hiqni ato! Por, natyrisht me kusht që parteri jonë të jetë një i dashur bujar dhe romantik, sepse ato që nxitojnë jo gjithmonë vlerësohem nga seksi i butë. E dinit, që ne gjithmonë jemi ato romantiket? Kështu që ok seksit, por me ndjenja dhe përkëdhelje të shumta (me të cilat nuk ngopemi kurrë). Megjithatë, përveçse duhet të jetë një kënaqësi, mos harroni që ndonjëherë mos ta vulosni kartelën: lodhje, dhimbje koke dhe pak rëndim ndoshta do të kemi: jemi qenie njerëzore, në fund të fundit, apo jo?
Në intervale javore: Le ta pranojmë: nëse do duhej të bënim një studim statistikor, shpeshtësia e seksit një herë në javë, ka shumë të ngjarë të jetë më e votuara. Nga ana tjetër ka edhe probleme, ashtu si ata që vijnë e vizitohen për një ëndërr të keqe, frika e punës, tensioni mes partnerëve. Sic thoshin latinët – për këtë akt – dinin më shumë se ne në përgjithësi për këtë virtyt, që është: seksi një herë në javë nuk është as pak as shumë. Le të përfitojmë nga fundjava për të gjetur kohën e lirë dhe të çlirojmë hormonet tona, gjithmonë të pranishme, sidomos tek partneri. Por kujdes, sepse të biesh në rutinë mund të jetë e dëmshme, prandaj mos i mbyllni dyert e fantazisë tuaj: një veshje femërore e papritur në mes të javës do të ringjallte edhe tifozin më të keq të universit botëror.
Shko me hënën: Kur shpeshtësia e marrëdhënieve tona prek fazat e hënës, pra një herë në muaj, ndoshta ndoshta diçka në çiftin tonë nuk shkon siç duhet. Natyrisht, nëse logjistika nuk ndihmon sepse jemi shumë larg, ka arsye, por një zile alarmi do të jetë mirë për ta ndezur atë. E dimë mirë që fazat e dashurisë nuk janë të gjitha njësoj, sa më shumë çifti është bashkë, aq më shumë lidhësi, bëhet tjetër. Megjithatë një mirëkuptim i mirë seksual është baza e stabilitetit të një marrëdhënieje. Vëllai dhe motra e kombinuar mund të funksionojë, sidomos nëse zgjedhja është e ndarë, por është një bombë me orar: dhe nëse njëri nga të dy në një moment, do të merrte hormonin e ngjeshur? Më mirë të mos rrezikojmë….
Asketizmi total: Varet nga ajo apo nga ai? A ndihet femra krejtësisht e kënaqur nga palestra, shopping, darka me miqtë, udhëtimet dhe koncertet? Apo zotëria vendos ta kalojë gjithë kohën e tij të lirë në fushën e praktikës së golfit, në stërvitjen e ekipit të futbollit dhe në vizitë në kantinat e verës pas marrjes së diplomës. Nga dy, një: jemi lodhur nga partneri ynë dhe kemi gjetur mënyrën ta mbysim pakënaqësinë tonë në detin e madh të kohës së lirë, larg mureve të shtëpisë, ose ndoshta ka një problem tjetër që ja vlen të hetohet dhe të eleminohet për t’u kthyer përsëri çift në kuptimin e vërtetë të fjalës. Fjala “kurrë” nuk ekziston në fjalorin e askujt, aq më pak në dashuri. Nëse përgjigjja e pyetjes “sa shpesh e bën”, ju bën të ulni kokën nga zhgënjimi, kjo do të thotë që nuk jemi me të vërtetë ashtu.