Seksi në zyrë, ja ku ndodh më shpesh

Shumë lidhje nisin në ambientet e punës pasi aty kalohet një pjesë e konsiderueshme e ditës, por edhe aferat jashtëmartesore janë shumë të shpeshta.

Sipas një studimi të fundit lidhur me ngacmimet në zyrë, Gjermanina mban vendin e parë me rreth 65 përqind të ndërrmarjeve.

Vendin e dytë e mban Italia me 61 përqind në nivel të barabartë me Suedinë dhe Norvegjinë.Ato ndiqen nga Franca dhe Anglia ku seksi në zyrë ka qenë gjithmonë një sport kombëtar.

Vendet më të shpeshta janë spitalet dhe klinikat, më pas vijnë studiot profesionale ndërsa në vendin e tretë janë redaksitë e gazetave apo televizioneve.

Sipas ekspertëve seksi në zyrë vjen si pasojë e ndjenjës së vetmisë që na kaplon kur jemi në punë.

Ata thonë se është një gjë normale që të tërhiqemi nga kolegët e punës pasi kalojmë 8 orë me ta në 5 ditë të javës.

Qendrojmë me ta më shumë se me familjarët tanë dhe ndjenjat e miqësisë mund të shndërrohen kollaj në ndjenja seksuale.

Por një tjetër e dhënë paksa “shqetësuese” është se vetëm 5 përqind e shefave i ndalojnë marrëdhëniet mes kolegëve në punë.

SHKARKO APP