Selami: Shtatzënia e Ilvës, një emocion i veçantë për të dy

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami, si dhe moderatorja e emisionit “Tonight”, Ilva Tare presin një fëmijë.

“Është një emocion i rrallë për të dy ne. Po e shijojmë shumë këtë proces. Ilva është mirë me shëndet dhe e përjetojmë çdo ditë e më shumë këtë eksperiencë të veçantë për të dy”, ka treguar duke buzëqeshur deputeti.

“Për të tilla gjëra duhet të flasë nëna e fëmijës, lërjani asaj këtë kënaqësi”, i është përgjigjur Selami, pyetjes nëse do të bëhej me djalë apo me vajzë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se nuk ka gjetur dot fjalët e duhura për të përshkruar ndjesinë që vetë ai po përjeton në këta muaj, edhe pse nuk e fsheh entuziazmin teksa flet dhe buzëqesh njëkohësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i lumtur që gjërat kanë shkuar mirë deri më tani, jemi në ankth dhe të lumtur veçantë për të dy”, ka thënë Selami për GSH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?