Selfie-t gjatë eklipsit diellor mund të shkaktojnë verbim
Këtë të premte, më 20 mars, Evropa do të përjetojë një eklips total të Diellit, për herë të parë pas 15 vjetësh. Ekspertët paralajmërojnë të gjithë evropianët që të përdorin syze mbrojtëse për të parë eklipsin, pasi të shihni një eklips diellor pa mbrojtje të përshtatshme mund të shkaktojë verbëri.
Ekspertët e syve nga Kolegji i Optometrisë paralajmërojnë njerëzit që duhet të kenë shumë kujdes dhe nuk duhet të bëjnë foto gjatë eklipsit diellor, sidomos selfie. Sipas Daniel Hardiman-McCartney, ekspert i optometrisë, shkrepja e selfie-ve gjatë eklipsit diellor mund të jetë shumë e rrezikshme, pasi njerëzit mund të përfundojnë duke parë diellin ndërsa përpiqen të shkrepin foton më të bukur. Fotografimi me telefon mund të shkaktojë efekte të njëjta si të shikosh direkt eklipsin diellor, mund të djegë retinën dhe të shkaktojë verbim. Njerëzit madje nuk duhet të shohin eklipsin diellor as nga ekrani i telefonit, pasi është tepër e rrezikshme.
Ekspertët kanë sugjeruar njerëzit që të përdorin syze të veçanta, të krijuara posaçërisht për të parë eklipsin, ose mund të përdorni dylbi të mbuluara me një filtër diellor apo një teleskop diellor. Hëna do të mbulojë 98% të diskut diellor në Britani, ku maksimumi i eklipsit do të arrijë në orën 09:30 me orën lokale të kësaj zone.