‘Selfie”, tashmë profesion, një Kolegj në Londër hap kurs të ri

Mania “selfie” nuk synon të jetë thjesht një trend i momentit i atyre që e kanë passion, por tashmë ajo synon të kthehet në një profesion më vete.

Kolegji “City Lit” në Londër filloi me një kurs të ri në program – “Arti i autoportretit”, që ofron bazat e fotografive të autoportretit.

Kursi që zgjat një muaj fillon në mars dhe bazohet në mësime teorike dhe praktike që do ta paraqesin artin e fotografisë dhe do t’ju ndihmojë studentëve ta kuptojë autoportretin si formë, shkruhet në përshkrimin e kursit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse mund të përfundojmë që ky është një lloj trajnimi për të bërë “selfie” të mirë, nga studentët kërkohen mjete të vërteta, e jo smartphone.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo kandidat duhet të sjellë pajisjen e vet të fotografimit dhe duhet t’i dijë bazat e fotografisë.

Përveç “selfies”, studentët gjatë këtij muaji do të kenë ligjërata, prezantime, seminare, diskutime dhe punë në grupe. Kursi kushton 200 dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?