Selvi Beçaj: Investime dhe punësim. Kukësi nuk do jetë më zonë e harruar
Kandidatja e LSI-së në Kukës, Selvi Beçaj ka zhvilluar sot takime me anëtarët dhe simpatizantët e LSI në Lekbibaj dhe Degë.
“Zona lëna në harresë prej dekadash. Edhe pse këta banorë kurrë nuk kanë harruar të votojnë. Tashmë më siguruan se nuk do të harrojnë as kush i la në këtë gjendje. Unë i premtova që do isha pranë tyre sepse pranë tyre kam qenë edhe më parë pa qenë nevoja për vota por për zemër. Si nënë tropojanësh kemi për detyrë që fëmijët e mi të jenë krenarë me zhvillimin që do i sjellim zonës dhe shansin për një jetë me dinjitet”,- shkruan Beçaj në postimin e saj në Facebook.
Për më shumë ndiqni videon:
https://www.facebook.com/selvibecaj/videos/222213884964586/