Sëmundja e gjedhit, Panariti: Po vaksinojmë fermat

Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti inspektoi sot procesin e vaksinimit ndaj dermatozes nodulare në një ferme gjedhi në periferi të Tiranës.

I shoqëruar nga inspektorët veterinerë, ministri Panariti që është njëherazi edhe eskpert i fushes veterinare, u shpreh se “jemi duke  vaksinuar me ritme të shpejta fermat me numer të madh kafshësh, në mënyrë që të parandalojmë çdo situate të kesaj sëmundje”.

“Shërbimi veterinar vepron sipas strategjisë së miratuar nga Bashkimi Europian për përballimin e kësaj sëmundje. Sa të mbarojmë imunizimin e kafshëve të pastra klinikisht, do të hapen edhe tregjet dhe therrtoret rreptësisht të kontrolluara”, -deklaroi gjithashtu ministri Panariti.

Teksa u bëri apel fermerëve të kuptojnë situatën dhe të raportojnë për çdo rast të dyshuar.

SHKARKO APP