Sëmundja e gjedhit, Panariti: Zhbllokohet qarkullimi i bagëtive

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti urdhëroi sot fillimin e lëvizjes së kontrolluar të bagëtive të imta nga fermat drejt thertoreve, pas embargos për tregtimin e  mishit, që u vendos në fillim të muajit gusht, për shkak të dermatozës nodulare që preku blegtorinë në vendin tonë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se ministri Panariti ka vendosur të lehtësojë masat bllokuese pas përmirësimit të treguesve epidemiologjikë të sëmundjes, dermatoza nodulare dhe konsolidimit të imunitetit vaksinal.

Sipas vendimit të ministrit Panariti, lejohet lëvizja e dhenve dhe dhive drejt thertoreve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?