Sëmuret rëndë Flori: Është dhimbje e madhe, anuloj koncertet

Nëse deri më tani mezi kishit pritur një datë të caktuar për të shkuar në një klub vetëm e vetëm për të dëgjuar e parë në skenë Flori Mumajesin, me sa duket, do të zhgënjeheni paksa.

Këngëtari ka lajmëruar përmes një statusi në Instagram se ka probleme me shëndetin, nga një dëmtim që ka pësuar në kraharor, ndaj është i detyruar të anulojë gjithë koncertet që ka gjatë kësaj periudhe.
Duke thënë se ka një dhimbje të madhe në kraharor, ai bën me dije se mjekët e kanë lajmëruar se do ti duhen 3-6 javë për t’u rikuperuar.

“Nuk di a duhej ta beja kete postim apo jo, por e ndjej detyrim per ata njerez qe nuk kane mundur te me shohin ne koncert. Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet… Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet! Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt? Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim! Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive.Ju dua”, – shkruan Flori.

SHKARKO APP