Sepp Blatter: Platini më ka kërcënuar me burg
Presidenti i dorëhequr i FIFA-s, Sepp Blatter, pohoi se presidenti i UEFA-s, Michel Platini, e kishte kërcënuar vëllanë e tij se do të burgosej nëse nuk jep dorëheqje nga posti.
Sepp Blatter u rizgjodh president i FIFA-s në muajin maj përkundër akuzave për korrupsion në shtëpinë e futbollit. Pak ditë më vonë ai njoftoi për dorëheqjen e tij.
Zgjedhjet e reja në FIFA do të mbahen në shkurt të vitit 2016 dhe pritet të kandidojë Mishel Platini si zëvendësues i Blatter-it.
Blatter tani ka akuzuar Platinin se është duke luajtur një lojë të pistë prapa skenës.
“Platini ishte në drekë me vëllanë tim, u ulën në të njëjtën tavolinë. Ai i tha vëllait tim: “Seppi duhet të jap dorëheqje para zgjedhjeve ose do të shkojë në burg’”, ka thënë Blatter.
Platini ka refuzuar të komentojë akuzat, duke theksuar se lajmet janë të pavërteta