Serbët i vranë 5 burrat e shtëpisë, fotoja që pikëllon
27 marsi i ’99-ës e la nënën Ferdane Qerkezi të vetme. Policia serbe atë ditë ia vrau pesë burrat e shtëpisë. Nga shtëpia e familjes Qerkezi u morën pa asnjë faj Halim Qerkezi me katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin.
Tash e vetme, zonja Qerkezi shtëpinë e saj e ka kthyer në Muze. Ajo vështirë e gëlltit një kafshatë bukë në ditë, sepse për të ende s’ka qetësi. Ajo vazhdon e pret ndonjë lajm për burrat e shtëpisë së saj…
Nisur nga rrëfimi i nënës Ferdane, fotografi i njohur Artan Korenica ka bërë një foto me domethënie e cila orëve të fundit ka pasur qindra shpërndarje në rrjetet sociale.