Serbi-Shqipëri, Belortaja: Nivel i ulët shkëmbimesh

Serbia dhe Shqipëria vijojnë të kenë nivele shumë të ulta të shkëmbive tregtare dhe të flukseve turistike.

Numri dy i diplomacisë shqiptare Selim Belortaja e bëri të ditur këtë fakt gjatë një tryeze ku u diskutua për rritjen e bashkëpunimit në sektorin e turismit. Sipas zv.ministrit të Jashtëm, në këtë situatë kanë ndikuar ndasitë në vite, por edhe mungesa e infrastrukturës.

“Sigurisht kur themi dhe kur shprehim vlerësim për flukset e ulëta na vjen dhe pyetje pse këto shifra të ulëta. Ka tre grupe arsyesh sipas meje vetëm telegrafikisht. E para janë ndasitë dhe mosbesimi tradicional që ka ekzistuar në rajon. E dyta është infrastruktura”, tha Berlortaja.

Pavarësisht kësaj situate, kryetarja e shoqatës serbe të turizmit  thotë se vitet e fundit ka pasur më shumë interes të serbëve që vijnë në Shqipëri.

“Tashmë nën vëmendjen tonë është krijimi i destinacioneve turistike si Ballkan sepse synojmë që të afrojmë turistët aziatikë duke ju dhënë mundësinë që të vizitojnë disa shtete.Megjithatë duhet të theksojmë se ka pasur shtim të interesit të turistëve Serbë për Shqipërinë .Ne mendojme se vendi juaj ka mjaft potencilae për të tërhequr turistët”tha Biljana Raduloviç:.

Këtë fakt e pranoi edhe drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Turizmit.

“Këtë vit turistët nga Serbia janë shtuar”, tha Ardit Çollaku.

Eksportet shqiptare drejt Serbisë kanë qenë vetëm  3,204 milion lekë gjatë 2015, ndërsa nuk renditet poshtë 15 shteteve që mbajnë peshën kryesore të tregtisë me jashtë me Shqipërinë.

SHKARKO APP