Serbi-Shqipëri, ndeshja që zgjati 10 muaj…!

Ishte data 14 tetor 2014. Në Beograd, kuqezinjtë e teknikut Xhani De Biazi zbritën në impiantin e Partizanit të Beogradit për t’u ndeshur me Serbinë vendase, në kuadër të turit të tretë paraeliminator të Euriopianit “Francë 2016”.

Shqipëria në atë takim vinte pas dy rezultateve shumë pozitive, fitores në Portugali dhe barazimit me Danimarkën, ndryshe ishin gjërat për Serbinë, e cila vinte vetëm me 1 pikë në atë përballje.

Zbritja në fushë e sportistëve shqiptarë u shoqërua nga vërshëllima e ofendime të shumta. Gjithashtu në shkallët e stadiumit kishte foto e pankarta të cilat kujtonin pjesë të historisë  së Shqiptarëve të Kosovës me Serbinë. Himni ynë kombëtarë u shoqërua nga vërshëllima e ofendime.

Ndeshja nisi e shpejtë dhe e ashpër. Tifozët Shqiptarë nuk ishin të pranishëm në stadium, pasi Federata Serbe nuk garantoi sigurinë tyre dhe çdo prekje e topit nga shqiptarët shoqërohej me ofendime e vërshëllima nga më të ndryshmet. Kuqezinjtë arritën të rrezikojnë serizoissht tre herë portën Serbe, teksa vendasit vetëm 1 herë portën e mbrojtur nga Besar Berisha.

Minuta 40’, ishte dhe fillimi i fundit të takimit në fushë dhe nisjes së betejës ligjore mes dy Federatave. Pas disa flakadave të hedhura në qilimin e gjelbër, që shkaktuan disa herë ndërprejen e ndeshjes, në minutën e 41’, një dron fluturoi në qiellin e Beogradit duke valëvitur flamurin shqiptarë. Kapja e Flamurit tonë kombëtar nga njëri prje lojtarëve Serbë, bëri që lojtarët të përplaseshin në fushë dhe shumë tifozë të kalojnë mbi kangjellat mbrojtëse e të godisnin lojtarët tanë. Ndeshja në fushë, këtu ishte e përfunduar dhe beteja ligjore e sapo filluar. Gjyqtari Atkinson sinjalizoi mbylljen e parakohëshme të takimit.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Serbe përgatitën dokumentacionin e nevojshëm dhe u paraqitën në zyrat e UEFA-s për të kërkuar drejtësi.

Komisioni i Disiplinës vendosi padrejtësisht ti japë tri pikëshin vendasve, pasi Shqipëria u akuzua për barktisje të lojës, teksa Shqiptarët u goditën mizorisht nga tifozeria dhe lojtarët vendas.

Gjithashtu u vendos heqja e tri pikëve për Serbinë, për dështim të sigurisë, duke krijuar paradoksin më të madh. Pasi smund ti kërkosh një skuadre të ridalë në fushë, kur siguria ka dështuar.

Pika e tretë e vendimit të disiplinës ishte dhe gjoba prej 100 mijë eurosh të dyja Federatave, teksa Serbia u dënua me 2 ndeshje jashtë fushë së saj dhe pa tifoz.

Prej këtej, të dyja Federatat i’u drejtuan Komisionit të Apelit, i cili la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Por, Federata Shqiptare e Futbollit nuk u dorëzua dhe përmes deklaratave për mediat të herë pas herëshme, drejtuesit e FSHF-së shprehën besimin e tyre se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të bëjë drejtësi, përpiluan dosjen dhe e dorëzuan në CAS, ku pas disa shtyrjeve të herë pas herëshme, ky Institucion vendosi ti japë të drejtë vendit tonë, duke na dhënë edhe tri pikëshin, 10 muaj pas ndërprerjes së takimit.

Sot  Shqipëria është më pranë se kurrë kualifikimit. Kuqezinjtë tashmë renditen në vendin e dytë me 10 pikë, po asq sa edhe Danimarka, ndërsa Portugalia kryesuese ka 12-të pikë.

SHKARKO APP