Servet Pëllumbi: PS-LSI s’duhet t’i trajtojnë votuesit si dele
Servet Pëlkumbi thotë se PS dhe LSI nuk duhet t’i shohin si dele votuesit.
Ai i referohet çështjes së Bashkisë së Pogradecit, që u humb nga kandidatja e LSI-së, pasi nuk u mbështet nga votuesit socialistë.
Pëllumbi thotë në një intervistë për Panorama, është një emancipim i votuesve, dhe jo një Pazar si ai i Pogradecit.
“PS dhe LSI nuk duhet t’i trajtojnë votuesit si dele”, thotë ai.
Ai ndërkohë thotë se se vota e shqiptarëve më 21 Qershor ishte një votë kundër Katovicës së Ramiz Alisë:
“Shqiptarët, të lodhur nga sistemi politik i shumë partive, dekretuar nga Ramiz Alia më 17 dhjetor 1990, nën presionin e Lëvizjes studentore të Dhjetorit, që si rregull vetëm shahen, grinden e luftojnë për pushtet, tani kërkojnë diçka tjetër: të shkarkojnë barrën e pluralizmit të tipit Katovica për të kaluar te një vizion tjetër për partitë apo edhe të një pluralizim i dytë, që në themel të ketë mirëkuptimin, dialogun, filozofinë e pikëpamjeve të njëjta për çështjet themelore”.