Sezoni turistik, shtohen pikat policore dhe postare
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror për turistët vendas e të huaj që kanë vendosur të kalojnë pushimet në territorin shqiptarë.
Siç lexohet në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, në gatishmëri do të jenë 31 komisariate dhe disa posta policore në gatishmëri të plotë për sezonin turistik.
Këtë vit ashtu si edhe vitin e shkuar do të ketë punonjës policie me uniformë verore, biçikleta policie verore, si dhe moto mjete ujore. Kjo do të jetë një risi për Policinë Shqiptare dhe do të shtrihet në zonën e Dhërmiut.
Në kuadër të masave janë hapur dhe katër pika të tjera policore për të shtrirë influencën e policisë në çdo skajë përgjatë sezonit turistik. Katër postat policore janë hapur në Theth, Gjiri Lalzit, Valbonë dhe Ksamil. Sipas burimeve policore, duke u nisur nga eksperienca e mirë e vitit të shkuar, ku gjatë sezonit veror të 2015-ës janë angazhuar 3 150 punonjës policie, 1 606 kanë qenë të strukturave vendore të policisë dhe 1 544 kanë qenë polici kufitare, edhe këtë vit pritet një angazhim i njëjtë policor, teksa garantohet se të gjithë efektivët e policisë do të jenë të angazhuara 100% në ruajtjen e qetësisë për turistët 24 orë në të gjithë territorin shqiptarë Pritshmërite e sezonit turistik janë të larta, pasi dhe eksperienca është e mirë në këtë drejtim.
Gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë regjistrua 4.34.8 milion pushues vendas e të huaj, ose 25 % më shumë se gjatë vitit 2014. Nga 15.05.201515.09.2015 kanë hyrë 8 283 835 shtetas shqiptarë e të huaj, që kanë hyrë ne vendin tonë. Ndërkohë që janë numëruar 2 210 294 mjete ose 10% më shumë se një vit më parë.