“Sfida jonë janë Balilet në Kuvend e Parti”

Ne nje takim te zgjeruar me kreret nismetare te LDE neper qytete te ndryshme te Shqiperise, Arian Galdini Kryetari i LDE, u tha pjesemarresve se: “Komunkimi dhe negociatat me Parti te tjera per bashkepunime apo Koalicion, jane ne vijimesine e tyre intensive. LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, nuk mund te vallezoje e vetme mes ujqerve.
Ne nuk duam te jemi romanca e nje stine politike. Ne duam te jemi Partia e qellim-mbareve te cilet punojne dhe aspirojne qe te jene historiberes ne kete vend. Ndaj edhe strategjikisht, por edhe kulturalisht, ne besojme se shoqerite, politika dhe institucionet ndryshohen vetem nepermjet bashkepunimeve, bashkeudhetimeve e madje edhe Koalicioneve a marreveshjeve me integritet te plote.
Ne nuk na trembin e as na bejne me droje per vendim-marrje apo akte politike, identiteti apo historia e bashkepunetoreve apo bashkeudhetareve politike. Ne marim pergjegjesi sigurisht edhe per bashkeudhetimin a bashkepunimin me ta, por jemi te gatshem ta paguajme kete cmim, per hir te mundesise per te qene ndikues te se mires dhe mbares ne  ambjentin politik ku do te bashkeveprojme apo konkurojme. Ndaj mos u druani. Cfaredo perfundimi qe te kemi te negociatave me Parti te tjera, me bashkepunime, Koalicione, apo vetem, ne do te mbetemi Partia e njerezve te thjeshte, te ndershem, te paperlyer, shpresenxites dhe qellim-mbare.”
Kryetari i LDE Galdini sqaroi edhe qendrimin e Partise per Liri, Demokraci dhe Etike lidhur me skandalin me te fundit ne vend.
“Vini re, Balili u arratis sepse askush nuk e donte te kapur. Askush. – deklaroi Galdini. –  Ne arrijme te kuptojme se kush jane Baronet e Drogesa Krimit te Organizuar ne vendin tone vetem kur na e thone te huaj. Po nuk na e thane te huaj, ne vazhdojme se bashkejetuari me ta si normalitet. Ne e dime qe ka Balile ne Kuvend, ua dime edhe emrat edhe bemat dhe perderisa asnje nderkombetar nuk ua ka zene emrin me goje, ne i mbajme si burra te nderuar ne tempullin e sigurise. Ka njerez qe jane te neveritshem apo disa prej tyre edhe qesharake per cka bejne e per cformim kane,  por qe ne vend qe te jene ne qeli apo klube mehallash, ata jane Deputete te Kuvendit te Shqiperise.
Madje me te spikaturit nder keta jane Anetare te Komisionit Parlamentar te Sigurise Kombetare. E c’balil mund tu arrestojme neve shqiptareve, nese Balilet e vertete e me te medhenjte jane ne Kuvend. Keta nuk e donin Balilin e Delvines ne burg, sepse ketyre u duhet nje Balil qe zmadhohet ne arrati. Sa me shume te zmadhohet nje Balil katundesh, aq me pak duken keta Balilet e Kuvendit. Balilet e vertete i kemi ne Kuvend, i kemi me pergjues, i kemi me fuqi politike. Nuk mund te kenaqemi a hargalisemi si shoqeri me histori balilesh a shullazesh qe jane ushtare, e ne fund tu dorezojme a shesim voten balileve te medhenj te politikes. Qytetaret shqiptare dhe Opozita shqiptare, sot ka ardhur koha te bejne beteje te vertete politike dhe civile per tu ndare njehere e mire nga balilizmi politik.”

SHKARKO APP