Sfidat e kryeprokurorit
Nga Irfan Rama
Pyetjen e përcjellur në titullin e këtij opinioni të aktueshëm e përpunova për skandalin ose shpërthimin e krizës politike në Shqipëri për tjerrinën shumëngjyrëshe e multifaktoriale të deputetit Tom Doshi për “implikimin e kryeparlamentarit të Shqipërisë në përgatitjen e vrasjes së dy deputetëve shqiptarë” një mëngjerash dhe një djathtak. Pavarësisht se sa janë të vërteta akuzat e deputetit shkodran dhe videot e tij, prokuroria shqiptare ka fortunuar edhe BE edhe SHBA, por ka “rrmbyer” në dhomat e saja thuajse të gjithë kupolën politike të shqiptarëve me të majtë, të mesëm e të djathtë. Dhe i ka marrë rrokapujë si dele. Se më parë as mendja më prediktive nuk kish dërguar sinjale në tru e nxjerrë nga goja që prokuroria do pickojë sadopak një kupolë politike me përjashtim të presidentit, i cili derimëtash është si një trup e mendje i membranuar trashë ne një Kullë të Fildishtë. Pavarësisht se Këshilli i lartë i Drejtësisë është bërë si një portë me portier e pa portier ku “Lionel Mesi” shënon gola si ti krijojë mëndja e tij e gjenitë. Madje në një “ditë” 90- minutëshe shënon nga 3-4 gola….
Po ç'lidhje ka Adriatik Llalla, prokurori ynë i përgjithshëm Adriatik Llalla me binomin Foks-Watergate? Ç’është ky binom? Shumë shqiptarë mbi 50-vjeçarë pavarësisht se Shqipëria ishte një oaz natyral i izoluar ngjarja e bujshme në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së që pati si rezultante dorëheqjen e Presidentit amerikan Nikson kapërcej edhe telat e gjembtë të territorit shqiptar për të mbërritur në shqisat e tyre. Njeriu i admirueshëm për amerikanët dhe për mbarë botën demokratike quhej Arçibald Foks (Archibald Fox). Ky njeri i madh e dyshues edhe për marifetet e rrengjet e njeriut më të paprekshëm të Tokës së Ëndërruar kujtohet edhe sot si një prej heronjve ligjorë të kohësisë së tij. Koks ishte një Patric, një Atvrasës, një harkëtar, një autoritar , një filozof i diturive juridike dhe i kërkimit gjurmues të së vërtetave për popullin amerikan. Ai ishte një profesor “bow-tie-wearing” (kravatë flutur i fortë) i “Harvard Low School” i cili u emërua prokuror special i Watergate, skandalit të përgjimeve të kundërshtarëve politikë nga Niksoni e stafi i partisë së tij në vitin 1973. Ndjekja, gjurmimi dhe zbulimi i së vërtetës me qëndrimin e tij të pakompromentueshëm nga qarqe politike e mafioze pranë e larg presidentit-duke përfshirë edhe regjistrimet sekrete e të koracuara të “White House”-nxiti me pamëdyshje nëpërmjet dëshmive dhe fakteve “kokëtrashë” që presidenti amerikan Richard Nixon të japë dorëheqjen. Arçibald Koks u bë një ikonë liberale për betejat e tij kundër “Shtëpisë së Bardhë” të Niksonit. Por ai kish qenë edhe një luftëtar i madh edhe 10 vjet paraNikson, në vitin 1963 kur ai luftoi për të mbrojtur një kontrollor të zjarrit të trafikut ajror i cili ishte hequr nga puna për llogari të “akteve imorale” të kryera gjatë kontrollit të bagazhit me një student kolegji 19 vjeçar homoseksual. Ai argumentoi dhe shpjegoi se hemoseksualiteti është një dukuri njerëzore, një çrregullim personaliteti dhe kontaktet homoseksuale si akte të turpshme të sjelljes individuale dhe që nuk kanë të bëjnë me kolektivin ku punon. Në atë kohë në SHBA ishte i ndaluar hoseksualizmi dhe sipërmarrjet largonin njerëz nga puna për këtë ndodhi të shpjeguar aq mirë nga Frojdi. Në atë kohë ai ishte në shërbimin e presidentit Xhon F. Kenedit, si zëvendës – prokuror i kurorës ose shtetit. Lind pyetja: A do të mundet prokurori ynë i përgjithshëm, që së toku me stafin e tij të drejtojë e të jetë i plotfuqishëm e i pakompromentueshëm qoftë edhe me mosdenjim që t’i përulet telefonatave të majave të politikës shqiptare? A do të jetë i zoti ky personalitet i ligjit që të kërkojë edhe tabulatet telefonike të të gjithë politikanëve, që u ka dal emri në këtë skandal të përdalë, por që mund të nxjerrë edhe afera të tjera korruptive e joligjore? A do të mund ky njeri i ligjit, që tashmë ka edhe përkrahjen totale të SHBA-së e BE-së që t’i verë para përgjegjësisë të gjithë të kriminalizuarit e parlamentit shqiptar? A do të mundet ky ligjëtar i shkollës shqiptare të risjell mbiujë edhe dosjet korruptive që janë mbyllur për “efekt” kohe që lidhen me dhjetëra i qindra milion euro apo dollarë të vjedhura përbindshëm nga arka e shtetit super të varfër shqiptar? A do të jetë bohem prokurori ynë që t’ja mbyllë telefonin mbishtetarëve, qoftë edhe presidentit të Republikës nëse ndërhyhet për mbylljen ose shtyrjen e procesit apo proceseve të djeshme e të sotme që kanë lidhje me problemin në fjalë apo të tjera gjësendi korrupsioni?
A do të jetë Llalla ndryshe nga kryeprokurorët e tjerë të këtyre 70 vjetëve të fundit? Është tjetër problem më pas nëse gjykata apo gjykatat e Shqipërisë nuk do të jenë siç janë shpesh në diskordancë me prokurorinë për hir pa dyshim të korrupsionit e lidhjet e tyre zingjirore me krimin politik e të biznesit mafioz. Sepse gjykatat tona pa dyer e dritare edhe ditët e fundit, kohët e fundit e vitet e fundit kanë përfunduar e dhënë vendime sipas “mides” së tyre të shumëvitëshe. Prokurori ynë i përgjithshëm nuk duhet të humb këtë rast fatlum që as mund të krahasohet gjëkundi me rrezikshmërinë dhe presionet që ka patur Arçibald Foks, për ta nxjerr me “pahir” Niksonin e plotfuqishëm nga shkallët e Shtëpisë së Bardhë. E kujtoj si sot atë dalje të zverdhët të tij në bardhezinë time televizive. Politikanët tanë më shumë se trima janë frikanakë. Për efekt edhe të përdredhimit të tyre jashtë burrnik. Nëse ju zoti prokuror do të luftoni për të nxjerr nga balta këtë “kalë” – të mbarsur me shumë barrë të keqe – do të mbeteni përjetë një Prozelit, një ithtar që e kthyet prokurorinë në një “fe” të re. Si Foksi që edhe pse ka nderuar jetë në 2004 sot është në fjalitë e para të librave të drejtësisë e ligjësisë amerikane. Do të jeni i pari në Shqipëri….