Sfilata kundër Victoria’s Secret: Mund të bëhemi të gjitha ëngjëj

Dy motra nga New Jersey kanë zhvilluar një sfilatë ‘Anti Victoria’s Secret’ të hënën ku mblodhën të gjitha vajzat që festojnë për format e tyre trupore.

Alyse dhe Lexi patën këtë ide pas një shfaqje të stilistes së famshme ku pjesa më e madhe e modeleve janë shumë të dobëta. Gjithnjë e kanë pëlqyer sfilatën e Victoria’s Secret por këtë herë vendosën që të krijojnë një të vecantë ku ka vajza të të gjitha përmasave.

“Donim të ishim vetë ëngjëj, por e dinim që kjo nuk ishte e mundur.”- tha Alyse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshja ambicioze krijoi një kast prej 21 femrash, të cilat ishin tepër të ndryshme, duke përfshirë edhe ato me aftësi të kufizuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo vit ne shohim shfaqjen e Victoria’s Secret dhe fillojmë të krahasojmë veten me modelet aty. Dhe mendon që kurrë s’do të dukesh si ato, pavarësisht çdo përpjekjeje,”–  tha Alyse në klipin e Youtube.

This inclusive and diverse fashion show proves that all bodies are beautiful

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?