Shabani lë pas sherrin me Lapajn, si Avokat i Popullit do të monitorojë protestën tek Kryeministria

Edhe pse muaj më parë u përfshinë në në sherr, Endrit Shabani tani si Avokat i Popullit, do të monitorojë protestën e organizuar sot nga Partia ”Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Sipas deklaratës së përcjellë në media, një ekip vëzhguesish të Avokatit të Popullit është angazhuar në terren, ndërsa strukturat përkatëse janë vënë në gatishmëri për të qenë të pranishme, sipas nevojës, në ambientet e komisariateve të policisë dhe institucioneve shëndetësore.

Ky angazhim synon ndjekjen nga afër të çdo veprimi pasues dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore dhe të të drejtave të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Avokati i Popullit do të vijojë monitorimin e situatës dhe do të ushtrojë kompetencat e tij ligjore në përputhje me zhvillimet në terren”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?