SHBA/ Guvernatori lëshon alarmin: Po vjen një fatkeqësi e madhe

Greg Abbott, Guvernatori i Teksasit është shprehur se Teksasi po bëballet me një “fatkeqësi shumë të madhe” teksa aftohet uragani “Harvey”.

Abot i kërkoi presidentit Trump të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme nga katastrofa dhe ka kërkuar mobilizimin e gjitha forcave të emergjencës, të jenë gati për operacionet e nevojshme të shpëtimit.

Shteti i Teksas­it po përgatitet për Uraganin Harvey, i cili mund të jetë stuhia më e keqe që ka goditur kontinentin amerikan në 12 vjet. Harvey, aktualisht një stuhi e kategorisë së dytë në Gjirin e Meksikës, pritet të bëjë ulje në bregun qendror të Teksasit të premten vonë ose të shtunën herët.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganit, stuhia mund të sjell përmbytje të rrezikshme për jetën e njerëzve në Hjustonit. Stuhia parashikohet të sjellë 97cm shi dhe erë me shpejtësi 210km/h.

Në ora 10:00 lokale (15:00 GMT), syri i Harvey ishte rreth 115 milje (185 km) në jug­lindje të qytetit bregdetar të Teksasit të Corpus Christi, njoftoi Qendra Kombëtare e Uragani (NHC).

Ajo kishte mbërritur erërat e 110mph. Harvey, e cila po fiton forcë, ka gjasa të arrijë në zemër të industrisë së përpunimit të naftës në Teksas. Houston­i i pasur me naftë, qyteti i katërt më i madh në SHBA, mund të përballet me deri në 20 orë shi gjatë ditëve të ardhshme, thonë zyrtarët.

SHKARKO APP