SHBA i mbyll gojën qytetarit dixhital ­

Nga Ardit Rada/Rrufeja që Uashingtoni lëshoi sot mbi opozitën nuk ishte një e papritur e madhe. Ajo më tepër se gjithçkaje tjetër i dha fund ankthit të publikut dhe vetë politikës se kur Amerika do të flasë shkurt e shqip dhe me emra konkretë, e bën vërtetë. Paralajmërimi i ambasadorit Donald Lu se ata që nuk e duan reformën në Drejtësi do të turpërohen, sot është përshkallëzuar në një nivel më të lartë.Ambasadori i aleatit më të madh u ‘sfilit’ jo vetëm duke bredhur javë për javë nga zyra e Bashës tek ajo e Berishës, jo vetëm duke çuar Ramën në Uashington te Obama, jo vetëm duke parë nga afër mbledhjet e grupeve parlamentare, por edhe i vënë nën akuzë nga figurat kyçe të PD­së se po u prekej sovraniteti.

Sot, ndryshe nga të majtët e këtij vendi, amerikanët kanë kuptuar se në PD nuk drejton Berisha, por edhe pasardhësi i tij është po njësoj dhe e bashkëqeveris partinë me të njëjtin plan pune. Ata mendojnë njësoj, sulmojnë njësoj, përgjojnë njësoj. Dikush përmes qytetarit dixhital e dikush përmes shantazheve se Lu­së do t’i publikohen e­mailet, që e bëjnë bashkëfajtor në dështimin e tryezës së 6 qershorit. E paprecedentë po aq sa reagimi i SHBA­ve është edhe kërcënimi se opozita do t’i djegë mandatet nëqoftëse edhe një deputet i vetëm i saj e voton draftin. Por përse i gjithë ky kërcënim, presion, shantazh kundër reformës në Drejtësi? Pretendimi se mazhoranca do ta kapë drejtësinë përmes emërimeve ka rënë sot njëherë e mirë teksa SHBA­të dhanë OK për të votuar pikërisht draftin përfundimtar të Komisionit. Dhe Barack Obama, që ia kishte lënë Donald Lu­së ‘amanet’ reformën, zor se është dakord që gjyqtarët dhe prokurorët nesër t’i zgjedhë Edi Rama…

Kundërshtitë ndaj reformës gjer në konfliktimin ekstrem me Amerikën kanë lidhje me strategjinë e PD­së për të sulmuar qeverinë siç ka bërë që ditën e parë të mandatit duke publikuar emra zyrtarësh të dënuar apo implikuar. Apo siç Berisha është kthyer në profet dhe falë qytetarit dixhital e di se çfarë do të ndodhë pas një jave. I gjithë ky informaicon i ardhur nga ‘Qytetari Dixhital’ me reformën në drejtësi nesër do të shterojë. Sepse Qytetari Dixhital janë ata që nga brenda zyrave të sistemit të 6/8/2016 SHBA i mbyll gojën qytetarit dixhital ­ drejtësisë i rrëfehen Berishës që i zgjodhi dikur. Janë ata që për 25 vite kanë tjetërsuar pronat, kanë dënuar të pafajshëm, kanë liruar vrasës dhe e kanë kthyer derën e Gjykatës në ferrin ku populli thotë ‘as hasmin mos e pafsh këtu’. Qytetari Dixhital janë gjykatësit dhe prokurorët që pas reformës do të ‘vdesin’ dhe Berisha mbetet memec. (Javanews.al)

SHKARKO APP