SHBA, policia gjen sportisin e zhdukur shqiptar të Lojërave Speciale

Një atlet shqiptar i Lojërave Speciale ishte shpallur i humbur që prej së shtunës në SHBA dhe është gjetur sot rreth 400 km nga “Bay Arena”, vendi ku edhe u zhduk.

Andi Gusmari, 44 vjeç, sipas policisë së SHBA-së, u gjet në kushte normale.

Policia nuk ka dhënë detaje sesi ai ka mundur të bëj me qindra kilometra udhëtim, pas mbylljes së aktivitetit.

Gusmari, që përfaqësonte sportin bowling, ishte ndarë të shtunën nga delegacioni shqiptar dhe kishte humbur gjurmë. Policia kërkoi tërë kampusin, po nuk e gjeti atë gjatë fundjavës.

Autoritetet amerikane besojnë se Gusmari mund të jetë përpjekur të largohet vetë pasditen e së shtunës nga Aeroporti i Los Angeles, kohë kur delegacioni shqiptar ndodhej aty dhe ishte duke pritur për të kapur avionin.

SHKARKO APP