SHBA, shpenzoi 30 milionë euro për ndërtimin e parkut për fëmijë me nevoja të veçanta

Gordon Hartman nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, ishte mërzitur shumë kur të bijës së tij i është ndaluar hyrja në një park lojërash, shkaku i nevojave të veçanta fizike.

Për këtë arsye, ai shiti biznesin dhe iu përkushtua ndërtimit të një parku të tillë, që i përshtatet të gjithëve që kanë nevoja të veçanta.

Në ndërtimin e kësaj hapësire, të cilës i është shtuar së fundmi edhe zona me pishina, shatërvanë dhe toboganë, janë shpenzuar afro 30 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qëllimi im ishte bashkimi i njerëzve dhe krijimi i një vendi të përshtatshëm për të gjithë, që më në fund u realizua”, ka thënë Hartman, krenar me arritjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky park, që është shumë i vizituar, është bërë inspirim edhe për të tjerë që duan të ndihmojnë kryesisht të vegjlit në nevojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?