SHBA sjell antitanket “Javelin” në Shqipëri, VanHorn: Përkushtohemi për sigurinë rajonale
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të sistemeve raketore antitank në Shqipëri, ku mbajti edhe një fjalim përshëndetës për përfaqësuesit ushtarakë dhe diplomatikë të pranishëm.
VanHorn theksoi rëndësinë e rritjes së angazhimit për sigurinë si një “pagesë paraprake për paqen përmes forcës”.
“Rritja e angazhimit tuaj për sigurinë është një pagesë paraprake për paqen përmes forcës. Kjo paradhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, por edhe një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak”, tha VanHorn.
“Mjedisi me të cilin përballemi kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Në emër të SHBA, dua të vlerësoj kontributin tuaj me trupat ushtarake për NATO dhe misionet ushtarake në mbarë botën”, shtoi më tej ajo.
KOHA JONË SONDAZH

